Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

“Po na “rrjepin” në Shqipëri”/ Denoncimi: Shihni sa kushton litri i naftës në Slloveni

P
Piranjat26 March 2026, 22:26 · 2 min lexim
“Po na “rrjepin” në Shqipëri”/ Denoncimi:

Një qytetar shqiptar që po udhëton nëpër Evropë ka ndarë një mesazh, duke nxjerrë në pah realitetin e hidhur të çmimeve të karburantit që paguajmë në vendin tonë në krahasim me shtetet e Bashkimit Evropian.

Përmes një fotoje të shkrepur në një pikë furnizimi në Slloveni, shihet qartë se çmimi për një litër naftë është 1.69 euro, një shifër kjo që është dukshëm më e ulët se ajo që shfaqet në tabelat e pikave të karburantit në Shqipëri.

Ky denoncim vjen si një goditje për xhepat e shqiptarëve, të cilët edhe pse jetojnë në një nga vendet me të ardhurat më të ulëta në rajon, detyrohen të paguajnë çmime "luksi" për të mbushur serbatorët e mjeteve të tyre. Diferenca bëhet akoma më e rëndë kur mendon se fuqia blerëse dhe pagat në Slloveni janë disa herë më të larta se në Shqipëri, e megjithatë atje qytetarët arrijnë të furnizohen me çmime më ekonomike.

Fotoja tregon se për rreth 49 litra naftë, qytetari ka paguar 83.12 euro, një shifër që në tregun tonë do të ishte shumë më e lartë duke kaluar shpesh pragun e 200 lekëve për litër në pika të caktuara.

Ky kontrast i fortë ngre sërish pyetjen se përse në Shqipëri nafta vazhdon të mbetet në nivele kaq të larta, ndërkohë që në vende shumë më të zhvilluara të Evropës, tregu reflekton shifra shumë më të përballueshme për konsumatorët e thjeshtë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.