“Premtime boshe”/ Banorët e Varibobit të Fierit në protestë: Në vitin 2026 kërkojmë akoma rrugë

Një segment rrugor prej rreth 1.5 kilometrash në lagjen Lulaj të fshatit Varibob, në Fier, është kthyer prej vitesh në një problem serioz për rreth 100 familje që jetojnë në këtë zonë. Duke folur për mediat banorët janë shprehur se kanë marrë shumë premtime për asfaltimin e rrugës, por asnjë prej tyre nuk është mbajtur. Rruga vazhdon të jetë në gjendje shumë të keqe, e mbuluar me baltë dhe gropa, duke e bërë të vështirë lëvizjen çdo ditë.
Ata kanë shtuar se problemi më i madh prek fëmijët. Rreth 20 nxënës hasin vështirësi për të shkuar në shkollë, sidomos gjatë ditëve me shi.
Prindërit tregojnë se fëmijët shpesh kthehen me rroba të ndotura nga balta dhe përballen edhe me tallje nga bashkëmoshatarët. Banorët shprehen të zhgënjyer nga mungesa e reagimit të institucioneve dhe thonë se janë detyruar të protestojnë për t’u dëgjuar.
Ata paralajmërojnë se nëse nuk merren masa konkrete për shtrimin e kësaj rruge, do të vijojnë protestat dhe nuk përjashtojnë mundësinë e bllokimit të autostradës Levan–Tepelenë.
Lexo edhe
SOCIALE
Qeveria mbyll ndërmarrjet shtetërore fantazmë

Zgjidhet kriza e faturave/ Tatimet: Platforma e fiskalizimit tani funksionon normalisht

‘Përmbytjet e janarit, dëm katastrofik për ekonominë’/ Prençe: Faturë e rëndë për fermerët dhe bizneset

Tatimet në kolaps me fiskalizimin/ Tenderi i mirëmbajtjes ka lënë sistemin jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve

Qumështi më i shtrenjtë në rajon/ Fermeri shqiptar fiton më pak, subvencionet janë më të ulëta se në vendet fqinje

Rregulla të reja për stacionet e plazhit, përcaktohen çmime maksimale

Indonezia synon të mbushë me emigrantë Shqipërinë

Bashkia njofton mbylljen e tregut në Vlorë/ Rreth 200 tregtarë në protestë: Votat na i morët





