Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Prishet sera e fermerit në Dimal, tensione në Samaticë mes pronarit dhe IMT

P
Piranjat26 March 2026, 17:00 · 2 min lexim
Prishet sera e fermerit në Dimal, tensione në Samaticë mes

Situatë e tensionuar është regjistruar në fshatin Samaticë mes një fermeri dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Dimal, të cilët kishin shkuar për të prishur serën që sipas tyre ishte pa leje. Fermeri Qamil Oshafi shprehet se sera është në tokën e tij dhe në asnjë fshat tjetër nuk ka pasur prishje të serave, ai deklaron se nëse ajo shembet nga IMT dëmi shkon në 50 mln lekë.

Ndërtim pa leje e ka cilësuar serën e një banori të fshatit Samticë në Kutalli dhe për këtë arsye këtë të enjte ka zbarkuar Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) të bashkisë Dimal që  ka shkuar të prish serën e mbjellë. Kjo ka shkaktuar irritim të   Qamil Oshafit i cili është shprehur se sera është në tokën e tij dhe është e mbjellë me perime që tashmë janë në kohën e vjeljes.

Ai thekson gjithashtu se në zonat përreth si Samaticë, Drenovicë dhe Kutalli, nuk ka asnjë serë të pajisur me leje,ndryshe nga sa pretendon bashkia dhe thekson se dëmi që i shkaktohet shkon në 50 mln leke.

Sipas  bashkisë së Dimalit objekti është ndërtuar në kundërshtim me rregullat, pasi duhet të ishte vendosur në një distancë prej 2 metrash nga muri i kanalit të një prone fqinje.

Ndërkohë që situata mbetet e paqartë dhe ndërhyrja në 70 cm mund të rrezikojë strukturën e gjithë serës dhe prodhimin, forcat e IMT-së së bashkisë Dimal,kanë ndërhyrë vetëm në heqjen e plastmaseve anësore rrethuese të serës dhe janë larguar deri në një vendim të dytë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.