Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Prodhimi vendas në krizë! Qindra kuintalë misër, grurë e qepë, stok në Maliq

P
Piranjat 7 February 2026, 20:40 · 3 min lexim
Prodhimi vendas në krizë! Qindra kuintalë misër, grurë

Qindra kuintal prodhime bujqësore të pa shitura nga fermerët në fushën e Maliqit, kryesisht misër, patate, qepë e grurë te cilat janë kulturat bazë të fermerëve të kësaj fushe. Skënder Hamzaj është një nga fermerët potenciale në fshatin Drithas, i cili kultivon grurë dhe misër. Ai tregon se ka më shumë se 500 kuintal misër të pa shitur ashtu siç ka stok edhe sasi të mëdha gruri.

“S’ka kërkesë tregu. Vit I vështirë këtë vit, ndoshta e mendoj që edhe numri i krerëve është ulur por e moti, vetëm dëbora e rrit kërkesën. Nuk kemi asnjë mundësi. Grurin nuk e kuptoj, as që bëhet fjalë. Që të kërkoj njeri grurë, e marrin vetëm të mullirit që nuk ja vlen me atë çmim,” tha ai.

Robert Qeleshi është një tjetër fermer potencial në fshatin Zvirinë të bashkisë së Maliqit i cili ashtu si shumë fermerë të tjerë ka prodhim të pa shitur.

“Kjo varet nga tregu. Tregtarët e vegjël që vijnë me fugona vijnë rrallë. Flitet se tregu është i mbushur por çmimi është 20 lek te vjetra kjo qepë. Nuk ka tërheqje dhe po prishet. Sipërfaqet nuk janë shtuar se shumica kanë emigruar ka vite. Këtë vit nuk e dimë. Mbase vjen nga jashtë ndaj nuk shitet malli vendas. Qepa e ka cilësinë të mirë”, theksoi ai.

Përgjegjësi i sektorit të bujqësisë në bashkinë e Maliqit, Aurel Zenunllari pranon faktin se një pjesë e mirë e prodhimeve kanë mbetur të pa shitura por e ka të vështirë të thotë në qoftë se kjo ka të bëjë me prodhimet e importuara apo se fermerët kanë shtuar sipërfaqet e kulturave bujqësore

“Kemi një problem me shitjen e këtyre produkteve këtë sezon, kanë patur kërkesa me të ulëta nga vitet e kaluara dhe çmimi nuk ka qenë i favorshëm. Do të thotë se fermerët janë të interesuar ta shesin produktin, cilësia nuk mungon por çmimi sjell probleme me shitjen”, tha ai,

Vetëm në fushën e Maliqit janë të kultivuara rreth 4000 hektarë misër, 600 hektarë me patate dhe misër, si dhe 650 hektarë me qepë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.