Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
SOCIALE

Pronat arrijnë shifra rekord/ Shtrenjtohen apartamentet, bregdeti bëhet “i paprekshëm”

P
Piranjat26 November 2025, 19:32 · 3 min lexim
Pronat arrijnë shifra rekord/ Shtrenjtohen apartamentet, bregdeti

Po shiten më pak prona, por çmimet po rriten. Pasi ndali vitin e shkuar, shtrenjtimi i apartamenteve iu rikthye vrullit në gjysmën e parë të vitit. Rritja më e fortë rezulton në qytetet bregdetare

“Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë”, thotë Banka e Shqipërisë.

Për shkak të çmimeve të larta koha e shitjes së një prone është rritur në raport me vitet e kaluara, të ndikuara sipas Bankës qendrore prej zhvillimeve në tregun e Tiranës, ku duhen të paktën 12 muaj për të shitur një pronë.

“Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Balanca neto mes atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte neutrale. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie”, tha Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria.

Në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritme shumë më të ulta se çmimet e pronave në vend. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur edhe një rënie e numrit të pronave të blera nga shtetas të huaj, duke zbritur nën 20 për qind sipas bankës.

Mbi 60% e agjentëve raportojnë se kanë realizuar shitje me çmim më të ulët se ai i kërkuar nga shitësi. Kjo vlerë është më e lartë se ajo e dy periudhave të mëparshme. Ndër këta, në rreth 2/3 e rasteve, shitja ka qenë me një ulje midis 5-20 për qind nga çmimi i kërkuar prej shitësit. Edhe ky tregues është më i lartë se ai i dy periudhave paraardhëse”, shtoi Pipiria, per A2. 

Vetëm në 6-muajit e parë të vitit qytetarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese, ose 24 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.