Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Protesta e banorëve: Edhe në këmbë nuk po shkojmë dot në varreza

P
Piranjat19 February 2026, 17:07 · 1 min lexim
Protesta e banorëve: Edhe në këmbë nuk po shkojmë dot

Rruga që banorët e Cakranit të ri duhet të përshkojnë për të përcjellë në banesën e fundit të afërmit e tyre është në gjendje të mjerueshme. Rreth 700 metra rrugë e premtuar disa herë, por e paralizuar asnjëherë.

Makinat nuk bëhet fjalë të ngjiten deri në varreza, përjashto ndonjë fuoristradë.

Banorët e irrituar me indiferencën e përfaqësuesve dhe institucioneve lokale u kanë bërë thirrje që të kthejnë sytë edhe nga ata. “Unë jam 74 vjeç. S'pata mundësi të çoja nënën time lart. U mblodhën shtatë çuna e kanë ngritur në krah, e kanë çuar lart. Ky shtet çfarë bën me ne?”, thotë një banor.

“Tani mua më vdiq gjyshja. Gjyshja ka 40 ditë. E çuam në krah lart. S'kishim mundësi. Na premtuan në 2024-n, në fund të qershorit, se do vinin dhe do të shikonin rrugën. Asnjë gjë s’ka bërë.

E patë rrugën shumë e vështirë. Jemi ankuar tek administratori i zonës edhe nuk na pyet fare”.

Banorët janë shprehur se do të përshkallëzojnë protestën e tyre nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet lokale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.