Puna në tokë nuk po u siguron më të ardhura të mjaftueshme për të jetuar, fermerët e juglindjes përballë vështirësive

Situata për fermerët në juglindje vijon të mbetet e vështirë. Edhe pse çdo vit punojnë tokën dhe investojnë në prodhimin bujqësor, shumë prej tyre thonë se nuk arrijnë të sigurojnë fitim nga mundi i tyre.
Qindra qepe kanë mbetur stok në fshatin Pirg, Leminot dhe Zvirinë. Jashtë kamerave fermerët tregojnë vështirësitë, ndërsa banorët e tjerë shohin se një pjesë e prodhimit është kalbur e hidhet në lumenj pa mundur të shitet. Edhe në Plasë situata vijon të jetë po e njëjtë me fermerë me të pakët e prodhim që nuk gjendet treg. Ata shprehen se kostot për mbjelljen janë rritur, ndërsa çmimet me të cilat shiten produktet janë të ulëta. Në të njëjtën kohë, mallrat e importuara nga jashtë po e bëjnë edhe më të vështirë konkurrencën për prodhimin vendas.
Si pasojë, numri i fermerëve në këto zona po bie nga viti në vit duke parë si mundësi emigrimin.
Shumë prej tyre po heqin dorë nga bujqësia, pasi thonë se puna në tokë nuk po u siguron më të ardhura të mjaftueshme për të jetuar.
Lexo edhe
SOCIALE
Nga betonizimi te trafiku/ Tirana, qyteti me nivelin më të lartë të zhurmës dhe ndotjes

Nafta tremb fermerët/ Ekspertët: Priten më pak të mbjella

Rritet çmimi i mishit, Shqipëria me rritje 6.2%

Kompensimi i shtetit për pagën minimale, sa një kafe në ditë për një fabrikë fason me 82 punonjës

Qeveria ‘braktis’ të moshuarit e sëmurë, nuk financon kujdesin shëndetësor në banesë

Çmimi i naftës arrin rreth 200 lekë për litër, shtrenjtim në Tiranë dhe autostradën e Durrësit

300 tonë luleshtrydhe të dëmtuara mes baltës, fermerët e Kafaraj të Fierit drejt falimentimit

Këpucaria, një zanat në zhdukje në qytetin e Elbasanit





