Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
SOCIALE

Qeveria e çon Buxheti 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

P
Piranjat 5 November 2025, 17:10 · 3 min lexim
Qeveria e çon Buxheti 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi të mërkurën në Kuvend projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, por opozita kërkoi që prezantimi të shtyhej deri në depozitimin e Paketës Fiskale që shoqëron buxhetin.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshtoi prezantimin duke iu referuar rregullores së Kuvendit, ku parashikohet që paraqitja e projektligjit të buxhetit të shtetit bëhet sëbashku me  projektligjet financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

“Nuk ka buxhet pa paketë fiskale,” i tha ajo Peleshit, duke kërkuar shtyrjen e prezantimit.

Sipas Tabakut, nuk mund të diskutohej për buxhetin pa parë se çfarë ndikimesh ka ai në ligjet financiare dhe politikat fiskale të qeverisë.

Edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen duke iu referuar praktikës parlamentare të mëparshme kur prezantimi i buxheteve ishte shtyrë në pritje të paketës fiskale. Demokratët këmbëngulën se nuk mund të diskutohej për paratë që do të shpenzonte qeveria, pa ditur se çfarë do të ndodhë me taksat dhe tatimet që janë pjesë e ligjeve financiare.

Ministri i Financave, Malaj tha se vonesa e prezantimit të Paketës Fiskale lidhej me konsultimet e saj me “faktorin ndërkombëtar”. “Për procedurë ua përcjellim në mënyrë që të marrim një dritë jeshile për ndryshimet që kemi propozuar,” u justifikua ai, duke parashikuar javën e ardhshme për prezantimin e kësaj pakete.

Socialistët e konsideruan prezantimin e projektligjit për buxhetin si një akt ceremonial dhe argumentuan se gjatë shqyrtimit në Kuvend, ai do të diskutohej bashkë me Paketën Fiskale dhe se rregullorja nuk e impononte prezantimin e tyre në të njëjtën kohë.

Ministri Malaj tha se me Paketën e re Fiskale nuk parashikohej rritje taksash dhe vendosje të taksave të reja, po disa ndryshime ligjore që synonin rritjen e të ardhurave dhe skema në mbështetje të fermerëve, bizneseve dhe turizmit.

Ai bëri një ekspoze të shkurtër të buxhetit të ri të qeverisë duke e cilësuar atë si një ndër buxhetet më të mëdhenj të sjellë në Kuvend nga qeveria me 886.7 miliardë lekë shpenzime publike.

Duke ripërsëritur premtimet e kryeministrit Edi Rama për këtë buxhet, Malaj tha se parashikohej që nëpërmjet tij të rritej paga minimale në 50 mijë lekë nga janari për të shkuar në 70 mijë lekë në fund të mandatit 4-vjeçar.

“Fokusi do të jetë te mirëqenia sociale, te ndihma e investimeve për një infrastrukturë më moderne, te përsosja e sistemeve digjitale, te zhvillimi i energjisë së gjelbër, si dhe te zhvillimi i kapitalit njerëzor,” tha Malaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.