Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Qeveria mbyll ndërmarrjet shtetërore fantazmë

P
Piranjat29 January 2026, 20:10 · 3 min lexim
Qeveria mbyll ndërmarrjet shtetërore fantazmë

Pas më shumë se 20 vitesh zvarritjeje, shteti shqiptar po ndërhyn për t’i dhënë fund një kapitulli problematik të ekonomisë publike: shoqërive tregtare me kapital shtetëror që kanë mbetur për vite të tëra në proces likuidimi, pa u mbyllur realisht asnjëherë.


Me një projektligj të posaçëm, qeveria parashikon mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të këtyre shoqërive, duke pastruar bilancet nga borxhe historike dhe duke rimarrë kontrollin mbi pasuri të konsiderueshme shtetërore që sot janë të bllokuara juridikisht

Në listën e shoqërive që preken nga kjo nismë përfshihen emra të njohur të ish-industrisë shtetërore, shumë prej të cilave kanë hyrë në likuidim që në fillim të viteve 2000, por pa u mbyllur kurrë përfundimisht. Mes tyre janë:

“Albbakër” sh.a.,

“Albkrom” sh.a.,

“Albminiera” sh.a.,

“Prodhim Mobilje” sh.a.,

“Petrol Alba” sh.a.,

“Duhan–Cigare” sh.a.,

“Albkontroll” sh.a. (Durrës),

“Superfosfat Kurbin” sh.a.,

si edhe “Qendra e Regjistrimit të Aksioneve”.

Këto shoqëri nuk ushtrojnë më aktivitet ekonomik prej vitesh, por kanë vazhduar të ekzistojnë si subjekte juridike, kryesisht për shkak të borxheve të vjetra, pronave të paregjistruara dhe proceseve të papërfunduara të likuidimit.

Një nga elementët kyç të projektligjit është ndarja e detyrimeve reale nga borxhet historike, të cilat në shumë raste rezultojnë të parashkruara, të pajustifikuara ose të lidhura me subjekte që nuk ekzistojnë më. Ligji parashikon që detyrimet reale të shlyhen sipas rendit të përcaktuar në Kodin Civil, ndërsa borxhet e parashkruara të fshihen ligjërisht, duke pastruar bilancet nga ngarkesa fiktive

Paralelisht, të gjitha pasuritë e këtyre shoqërive si truall, fabrika, depo, objekte industriale dhe galeri minerare, do të transferohen te një subjekt i vetëm shtetëror, i sapokrijuar, me emrin “Operatori i Shoqërive Shtetërore” sh.a.. Ky operator do të shërbejë si administrator i centralizuar i aseteve dhe detyrimeve të trashëguara, duke garantuar vazhdimësinë juridike në marrëdhëniet me kreditorët dhe palët e treta, shkruan scan. 

Ligji nuk parashikon privatizim të drejtpërdrejtë dhe as rikthim të këtyre shoqërive në aktivitet ekonomik. Qëllimi është mbyllja përfundimtare e një problemi të vjetër, rritja e sigurisë juridike dhe nxjerrja e pasurisë publike nga një kaos ligjor që ka zgjatur për dekada.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.