Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro...
SOCIALE

''Qeveria vazhdon të na neglizhojë'/ Pensionistët në Korçë : Nuk na duhen bonuse, por rritje dinjitoze të pensioneve

P
Piranjat11 December 2025, 10:53 · 3 min lexim
''Qeveria vazhdon të na neglizhojë'/ Pensionistët

Pensionistët në Korçë kanë reaguar me pakënaqësi lidhur me bonusin e fundvitit, duke e cilësuar atë të pamjaftueshëm dhe tregues të mungesës së vëmendjes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë. Sipas vendimit të qeverisë, ata pensionistë që marrin më pak se 200 mijë lek të vjetra do të përfitojnë 150 mijë lek, ndërsa për ata që kanë pensione mbi këtë shumë është parashikuar një bonus prej 100 mijë lekësh.

Megjithatë, përfitimi financiar i shpallur nuk ka arritur t’i ngushëllojë pensionistët, të cilët theksojnë se jetesa është bërë gjithnjë e më e vështirë dhe se shumat e premtuara nuk sjellin asnjë ndryshim të ndjeshëm në buxhetin e tyre mujor.

Shumë prej tyre shprehen se bonuset e fundvitit nuk janë zgjidhje, por thjesht masa të përkohshme që përdoren një herë në vit për të dhënë përshtypjen se po bëhet diçka për ta.

Ata theksojnë se problemi kryesor mbetet pensioni i ulët, i cili nuk i mbulon dot nevojat elementare të jetesës, nga ushqimet te ilaçet e deri te pagesat mujore.

Një pjesë e mirë e pensionistëve pranojnë se mbështetjen kryesore e marrin nga fëmijët e tyre, të cilët  jetojnë në emigracion.

Sipas tyre, ndihma financiare nga familjarët është ajo që ua lehtëson disi jetesën, ndërsa mbështetja nga shteti vazhdon të jetë e pamjaftueshme.

Disa të moshuar e krahasojnë situatën e tyre me atë të pensionistëve në Kosovë, duke theksuar se ndonëse Kosova është një shtet më i ri dhe me ekonomi më të vogël, sipas tyre ofron më shumë lehtësira dhe mbështetje për pensionistët. Për ta, ky krahasim është tregues i mungesës së vëmendjes dhe investimeve sociale ndaj pensionistëve në Shqipëri.

Në përfundim, mesazhi i pensionistëve të Korçës është i qartë, ata kërkojnë jo bonuse të përkohshme, por reforma të mirëfillta dhe rritje dinjitoze të pensioneve që të mund të përballojnë jetesën me dinjitet. Për ta, respekti nuk matet me një shumë të vogël një herë në vit, por me politika të qëndrueshme që u garantojnë siguri dhe mirëqenie gjatë gjithë vitit./Syri

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.