Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Qumështi më i shtrenjtë në rajon/ Fermeri shqiptar fiton më pak, subvencionet janë më të ulëta se në vendet fqinje

P
Piranjat28 January 2026, 20:38 · 3 min lexim
Qumështi më i shtrenjtë në rajon/ Fermeri shqiptar fiton

Blegtori shqiptar tregton qumështin më të shtrenjtë në rajon, por njëkohësisht ai është edhe fermeri që fiton më pak se kolegët e tij. Ndryshe nga vendet e tjera, ministria jonë e Bujqësisë e mbështet njeriun që mbarështon gjë të gjallë vetëm për numrin e krerëve, ndërsa jashtë kufijve i njëjti blegtor merr subvencione për krerë, litra qumësht, dhe për ushqimin blegtorial.

Saktësisht 1 litër qumësht në fermat shqiptare po shitet 54-58 lekë/litri, ndërkohë që kostot e prodhimit janë 47-50 lekë.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut një litër qumësht kushton 47-50 cent, në Kosovë i njëjti produkt kushton 45-48 cent, kurse në Itali kushton 28-30 cent, kurse në Hungari çmimi i qumështit varion nga 11-38 cent.

Përballë këtyre shifrave, fabrikat e qumështit preferojnë të furnizohen me qumështin e importit, ku vetëm gjatë vitit 2025, 8 milion litra qumësht që kapin vlerën e 5 milionë eurove u blenë në shtetet e sipërpërmendura.

Eksperti i ekonomisë, Ndoc Fasllai thotë: “Kostoja e prodhimit të 1L qumësht në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit është 60-70% më e lartë se sa ajo e realizuar në vendet rreth nesh. Në këto kushte është krejtësisht i pakonkurueshëm dhe i pabarabartë me qumështin që vjen nga importi dhe si i tillë nuk gjen treg.”

Dëgjesë më fermerët, ky është turi i takimeve që ministri i Bujqësisë, Andis Salla, po zhvillon këto kohë me njerëzit që prodhojnë. Ditë më parë ai u përball me blegtorët, ku kërkesa e tyre ishte e qartë: të ndryshohet formula e mbështetjes. Se sa është dëgjuar zëri i fermerëve mbetet për tu parë kur të prezantohet skema e re kombëtare 2026.

Ekspertët thonë se blegtoria shqiptare mund të shpëtohet, dhe kjo bëhet duke imituar politikat që ndjekin shtetet fqinje.

“Duhet të kalohet në skemat e mbështetjes afatgjatë siç janë aplikuar në vendet e BE, ku lidhen me një kontratë duke i ofruar mbështetje 3-5 vjeçare”, thotë Fasalli.

Ndërkohë, në shumë ferma qumështi ka mbetur pa shitur, kjo pasi ushqimi blegtorial ka kontaminuar lëndën e parë me aflatoksinë, myk ky që vë në rrezik shëndetin tonë dhe të kafshës./tch

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.