Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
SOCIALE

Rakipi i Rilindjes rrit çmimet e transportit në Kamëz pa asnjë paralajmërim

P
Piranjat31 October 2025, 10:43 · 2 min lexim
Rakipi i Rilindjes rrit çmimet e transportit në Kamëz pa

Pa asnjë konsultim dhe pa paralajmërim publik, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka vendosur një rritje të çmimeve të transportit publik në qytet.

Bileta tani kushton 50 lekë, ndërsa abonimi mujor është rritur në 1400 lekë, një ngarkesë shtesë që rëndon jetën e qytetarëve dhe veçanërisht të atyre me të ardhura modeste.

Kjo rritje drastike vjen në një moment kur qytetarët përballen me krizë ekonomike dhe inflacion të lartë dhe tregon qartë se qeveria dhe bashkia në Kamëz nuk kanë asnjë konsideratë për vuajtjet dhe nevojat reale të popullit.

Pa asnjë transparencë dhe dialog, Rakipi dhe struktura e tij administrative kanë vendosur të mbushin xhepat e tyre në kurriz të qytetarëve, duke kthyer shërbimin publik në një luks të paarritshëm për shumicën.

Ndërkohë që premtimet për përmirësimin e shërbimeve mbeten vetëm fjalë boshe, qytetarët paguajnë çmimin e vërtetë nëpërmjet politikave arbitrare dhe të padrejta.

'Rakipi i Rilindjes' dhe qeveria duhet të tërheqin menjëherë këtë rritje të çmimeve dhe të hapin një dialog real me qytetarët për të garantuar shërbime të arsyeshme dhe të përballueshme për të gjithë. Në të kundërtën, kjo do të vazhdojë të jetë një tjetër hap drejt dobësimit të të drejtave dhe përkeqësimit të mirëqenies së banorëve të Kamzës, dhe jo vetëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.