Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
SOCIALE

Rama ‘djeg’ fermerët me skemën e re të TVSH-së

P
Piranjat 4 December 2025, 18:02 · 5 min lexim
Rama ‘djeg’ fermerët me skemën e re të TVSH-së

Qeveria premtoi barazim të TVSH-së për fermerët, por nga viti tjetër do të zbatojë një skemë kompensimi me kushte që rrezikojnë të ‘djegin’ shumicën e fermerëve. Me të dhënat aktuale, mbi 90 mijë fermerë nuk i përmbushin kriteret e kompensimit 10% të TVSH-së.

Kur prezantoi skemën e rë të kompensimit 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar për prodhuesit bujqësor, ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se synimi ishte t’i vinin në ndihmë fermerëve të vegjël.

“Skema përpiqet të ndihmojë fermerët e vegjël, të cilët, janë fermerë të bazuar në një NIPT, marrin disa subvencione nga shteti dhe pjesë e këtyre subvencioneve është dhe skema e kompensimit të TVSH-së”  tha Malaj më 17 nëntor në komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Mirëpo, skema e re ka disa kufizime të cilat rrezikojnë të nxjerrin jashtë loje fermerët e vegjël. Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar që po diskutohen në komisionet parlamentare, përcaktojnë si përfitues vetëm fermerët e pajisur me NIPT pranë administratës tatimore.Skema e re përjashtuon ata fermerë që janë të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

“Ky fermer i cili është i regjistruar në QKB, është i vetpunësuar, aktiviteti i tij është në sektorin bujqësor apo blegtoral nuk ka se si i kompensohet 10% për arsye sepse ky është njëlloj si çdo i vetpunësuar tjetër”, argumentoi Arjana Dyrmishi, Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Tatimore në Ministrinë e Financave.

Kufizimet që penalizojnë fermerët

Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se në Shqipëri janë të regjistruar 111,600 fermerë me NIPT. Por deri në shtator, më pak se 10% e tyre janë të pajisur me autofatura. Konkretisht vetëm 10,149 fermerë u kanë shitur prodhimet bizneseve realisht. Këta janë të vetmit që përfitojnë 10% kompensim. Mbi 100 mijë fermerë të tjerë rrezikojnë të mos marrin asgjë.

Edhe më problematik është kufizimi tjetër në skemën e re.

Kompensimi jepet vetëm nëse prodhimi shitet te një subjekt i regjistruar për TVSH-në (grumbullues, përpunues apo agroturizëm i certifikuar). Me këtë formulim, fermeri i vogël që shet në treg apo te një pikë të zakonshme shitjeje del automatikisht i përjashtuar. Pra, për të marrë kompensimin, ai nuk është i lirë të shesë ku të dojë por duhet të shesë aty ku e udhëzon skema.

“Trajtimi si sa më sipër, nëpërmjet skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë, synon të kontribuojë në forcimin e ekonomisë dhe formalizimin e sektorit bujqësor, duke nxitur pajtueshmërinë e zbatueshmërinë nga ana e palëve të përfshira në transaksion”, argumentohet në projektligj.

Për të marrë 10% kompensim, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën pranë tatimeve bashkë me autofaturat ku figuron NIPT-i i tij, si dhe numrin e llogarisë bankare. Afatet ndahen në dy periudha gjashtëmujore dhe administrata tatimore ka 30 ditë për të kryer pagesën.

Premtimi që u shua

Në korrik, në Dialogun për Bujqësinë në Cërrik, kryeministri Edi Rama e tha qartë se skema e TVSH-së duhej të “njësohej”. Ndryshe nga sa po diskutohet tani në parlament, premtimi i kryeministrit nuk ishte për kompensim, por barazim të TVSH-së në shitje dhe blerje.

“Një tjetër element shumë i qartë për të kaluar tek një gjë më e madhe është që duhet të njësojmë TVSH”, tha Rama. Por vetëm pak javë më vonë, në programin “Shqipëria 2030”, qeveria ndryshoi pozicion.

“Rishikojmë skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, shkruhet në program.

Opozita dhe deputeti socialist Erion Braçe propozuan barazimin e TVSH-së gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të ekonomisë. Por përfaqësuesit e ministrisë së financave e hodhën poshtë.

“T’i ngelemi propozimit që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave”, pohoi zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj. Qeveria po rishikon skemën e TVSH-së vitin e ardhshëm, por përmes kompensimit direkt dhe jo barazimit të TVSH-së në shitje dhe blerje. Ndaj, nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se TVSH-ja për fermerët do të njësohet, e kategorizojmë si të pambajtur./ Faktoje.al/ 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.