Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
Një raport i kryer prej Qendres Burimore të Mjedisit analizon rolin e organeve administrative në drejtësinë mjedisore, duke evidentuar se mungesa e strategjive të qarta për inspektimin dhe zhvillimin e mjedisit, moszbatimi i ligjit, dhe mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional në shkëmbimin e informacionit ul efiçencën e ndëshkimeve administrative ndaj subjekteve që kryejnë shkelje mjedisore.
Inspektimi mjedisor në vendin tonë ka filluar që prej vitit 2003. Ligji për inspektimin ka dhënë kryesisht efekte praktike në punën e inspektoriateve dhe institucioneve me kompetenca inspektimi dhe sanksionimi administrativ të tilla si Inspektoruati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, Drejtoritë e Shërbimit Pyjor, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Strukturat Inspektuese në Bashki, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, apo Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Megjithatë, raporti nxjerr në pah se këto organe kanë mungesë stafi të specializuar apo të mirëpaguar dhe si pasojë të pamotivuar në punën e tyre në mbrojtjen dhe inspektimin efektiv të shkeljeve.
“Niveli i përgatitjes së inspektorëve të mjedisit dhe pyjeve është i ulët dhe ka patur nevojë për trajnime të vazhdueshme, detyrë kjo e vetë degëve rajonale por edhe e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Tiranë”, citojnë gjetjet e raportit. Kjo mungesë e arsimimit profesional si edhe përvoja e pamjaftueshme e inspektorëve të terrenit ka sjellë mospërmbushjen e detyrave dhe kërkesave të ligjeve organike dhe atij të inspektimit.
Këto mangësi vijnë edhe si pasojë e problematikave financiare të agjencive të inspektimit, buxhetimin e ulët dhe nivelin e ulët të investimeve për laboratorë dhe logjistikë në këto institucione.
Nga ana tjetër, mungesat procedurale në zbatimin e legjislacionit sjellin mungesa të mbledhjes se provave të nevojshme për ndjekjen e rasteve.
Raporti thekson se grupet e inspektimii kanë vajtur të papërgatitur në inspketime, pa njohur subjektin dhe veprimtarinë apo problematikat kryesore.
“Strukturat e inspektimit të mjedisit gjatë ushtrimit të veprimtarisë inspektuese për vitet në studim, nuk kanë zbatuar me korektësi rregullat, kërkesat dhe procedurat e inspektimit në përmbushje të detyrimit ligjor që rrjedh nga ligji ‘Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’ dhe Manuali i Përgjithshëm i Inspektimit”, cilëson raporti mbi moszbatimin e ligjit.
Gjetjet thekojnë se në të shumtën e inspektimeve të realizuara nuk janë plotësuar procesverbalet e inspektimit. Në ato raste të rralla kur ato janë plotësuar, ato janë pa firma të personave të kontrolluar.
“Në përshkrimin e shkeljeve inspektorët nuk plotësojnë gjetjet e veprimtarisë apo aktivitetit që ushtrohet, apo përputhshmërinë me kërkesat ligjore, të dhëna të cilat janë baza për marrjen e vendimeve përfundimtare”, vërehet në raport.
Gjithashtu mungesa e raporteve të kontrollit të brendshëm mbi përdorimin e mjedisit dhe burimeve natyrore si pronë publike e bën të pamundur mbrojtjen e tyre nga keqadministrimi dhe abuzimi.
Përveç inspektorateve apo agjencive të mjedisit, rezulton se përgjegjësitë nuk ndiqen as në bashkitë përgjegjëse për të referuar shkeljet mjedisore.
“Edhe pse zjarret kanë qenë një problem i vazhdueshëm për vendin tonë me pasoja tejet negative klimatike në pyjet dhe kullotat, nga kontaktet direkte me punonjësit dhe drejtuesit e pyjeve të disa bashkive rezulton se strukturat përgjegjëse inspektuese brenda bashkive nuk kanë kryer asnjë procedim administrativ për shkelje të ligjit të pyjeve, ligjit të kullotave, ligjit të gjuetisë”, citohet në studimin e kryer.
Në vend të një inspektimi të mirëfilltë, puna e këtyre institucioneve ka konsistuar vetëm në monitorim të fondit pyjor e fondit të gjuetisë. Edhe nga ana e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit nuk ka patur raportime, teksa një pjesë e konsiderueshme e vendimeve administrative të marra prej tij rezultojnë të pavlefshme.
Nga ana tjetër, mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional në shkëmbimin e informacionit sjell edhe mospërputhje në numër të raportimeve të shkelejeve mjedisore.
“Në vitin 2017 nga rojet mjedisore të degëve rajonale të AdZM në qarqe janë konstatuar 176 ndërhyrje të paligjshme në total, ndërsa sipas të dhënave të strukturës tjetër të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në shkallë vendi në zonat e mbrojtura e parqe kombëtare pyjore janë evidentuar 1,764 ndërhyrje”, vërejnë të dhënat e raportit.
Këto mospërputhje sjellin pamundësi verifikimi dhe vonesa në shqyrtimet e rasteve të shkeljeve.
Si pasojë, megjithëse shkeljet e ligjeve kanë qenë të shpeshta, është vënë re se ka rënie të nivelit të sanksioneve në formë gjobash për shkeljet mjedisore.
Përveç kësaj, raporti ngre gjithashtu shqetësimin se edhe ato të ardhura që vijnë nga gjobat apo sanksionet, shkojnë për buxhetin e bashkive dhe jo për rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar.
“Gjobat e vendosura nga strukturat e tjera inspektuese pavarësisht se duhet të shkojnë për rehabilitimin e mjedisit shkojnë në buxhetin e shtetit”, thekson raporti mbi gjetjet shqetësuese./BIRN
Gjatë sezonit të vjeljes së kungullit, fermerët e zonës së Jagodinës në Bashkinë Bashkia Elbasan po përballen ...
Në prag të festës së Pashkës, kur tregtarët kanë një rritje të shitjeve janë përballur me bashkinë e...
Në një kohë që çmimi i naftës në vend ka kapur shifra të papërballueshme për qytetarët, vendburimet me ...
Pensionistët fierakë shprehen se po përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi të ardhurat q&...
Një qen K-9, i caktuar për punë në Aeroportin Metro të Detroitit, në bashkëpunim me specialistët e bujqësisë...
Barna të skaduara në sasi të mëdha të klasifikuara si “spitalore”, u lëshuan përgjatë vitit 2024 në far...
Mjekët e urgjencës, infermierët dhe teknikët do të kenë trajtim më të lartë financiar. Kështu, Ministria e Sh&...
Bujqësia shqiptare po kalon një nga krizat më të thella të viteve të fundit, duke i çuar fermerët në prag të...
Një raport i Qendrës Burimore të Mjedisit (REC Albania), i publikuar në kuadër të projektit “Drejtësia Mjedisore në...
Shkodranët e njohin si “molla e artë”, por prej disa javësh e gjithë Shqipëria po e paguan domaten sikur të ishte flor...