Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Raporti për lumturinë/ Shqipëria, ndër vendet më të dëshpëruara të Europës

P
Piranjat19 March 2026, 18:37 · 4 min lexim

Cilësia e jetës po ndryshon si koncept dhe tani matet jo thjesht me para dhe pasuri, por me mënyrën se si njerëzit e jetojnë jetën e tyre brenda shoqërisë që kanë ndërtuar. Shqipëria, në këtë kontekst, renditet si një ndër vendet me performancën më të keqe në Europë në raportin e përvitshëm të lumturisë, që është publikuar këtë të enjte.

Sipas raportit më të fundit global të lumturisë, vendi ynë renditet në vendin e 86 në botë, duke u pozicionuar si i parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Raporti për lumturinë/ Shqipëria, ndër vendet më

Renditja bie në kundërshtim me propagandën e qeverisë, që të bombardon me investime në rrugë, spitale, shkolla dhe rritje të mirëqënies dhe të sigurisë, por që, të përkthyera në standarde jetese nuk shkojnë më tej një ndër vendeve më të dëshpëruara në Evropë.

Kontrasti bëhet edhe më i fortë kur sheh Kosovën, që në raport është renditur në vendin e 16 në botë, një pozicion që e vendos jo vetëm si vendin më të lumtur në rajon, por në një tjetër ligë, krahasuar me Shqipërinë. Pra, dy realitete shqiptare, dy rezultate shumë larg njëri-tjetrit.

Si matet lumturia e një shoqërie

Raporti për lumturinë/ Shqipëria, ndër vendet më

Vetë autorët e raportit e sqarojnë qartë metodologjinë e tyre. “Renditjet tona të lumturisë bazohen në vlerësimet e jetës, pasi ato ofrojnë një matje më të qëndrueshme të cilësisë së jetës së njerëzve”, thuhet në dokument.

Këtu nuk ka rëndësi nëse një ditë ndihesh mirë apo ke kaluar një moment të bukur. Ajo që matet është si e sheh jetën tënde në tërësi.

Raporti shkon edhe më tej duke theksuar një parim që rrëzon çdo propagandë zyrtare: “Ne preferojmë që renditjet të udhëhiqen nga gjykimet e vetë individëve”. Pra, nuk janë qeveritë që tregojnë sa mirë jetojnë qytetarët, por vetë qytetarët që japin notën.

Këto vlerësime nuk janë të shkëputura nga realiteti. Ato lidhen me disa faktorë konkretë që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, duke përfshirë 1) të ardhurat, 2) mbështetjen sociale, 3) jetëgjatësinë, 4) lirinë, 5) bujarinë dhe 6) korrupsionin.

Sërish vendet nordike në krye të cilësisë së jetës

Me këtë formulë, vendet nordike vijojnë të dominojnë, me Finlandën në krye, ndërsa Europa Perëndimore dhe vendet e industrializuara, paradoksalisht, po shfaqin rënie të ndjeshme të kënaqësisë me jetën. Por rënia e tyre nuk i ka çuar në fund të listës.

Madje raporti evidenton një trend interesant: shumica e vendeve që kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e lumturisë janë në Europën Qendrore dhe Lindore. Pra, vende që kanë kaluar tranzicione të ngjashme me Shqipërinë, por që sot po arrijnë të konvergojnë me standardet europiane.

Ndërkohë, Kosova duket se ka ndërtuar një tjetër histori. Renditja e saj në vendin e 16 sugjeron një kombinim më të fortë të faktorëve socialë, mbështetjes komunitare dhe perceptimit për të ardhmen. Me pak fjalë, njerëzit atje ndihen më mirë me jetën e tyre, pavarësisht sfidave ekonomike që mbeten të pranishme.

Dhe këtu qëndron ironia më e madhe: në një kohë kur në Shqipëri diskutohet pafund për rritje pagash, investime dhe reforma, perceptimi i jetës mbetet ndër më të ultët në Europë. Siç duket, statistikat ekonomike mund të rriten në letër, por lumturia nuk falsifikohet.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.