Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë
SOCIALE

Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, 2-fish më tepër se në 2014

P
Piranjat20 September 2026, 21:32 · 1 min lexim
Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës

Pavarësisht digjitalizimit, me shërbimet “një klikim larg”, administrata shqiptare vijon të shtohet. Në fund të vitit të shkuar, në 61 bashkitë e vendit pati gati 40 mijë të punësuar, numri më i lartë i shënuar ndonjëherë.

Me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke ulur numrin e punonjësve dhe, rrjedhimisht, duke kursyer para, qeveria ndërmori në vitin 2014 reformën “Administrative-Territoriale”.

Zyrtarë nga shumica qeverisëse argumentuan se zbatimi i saj do të kursente qindra milionë euro, para që do të shërbenin për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Por sot, mbi një dekadë më pas, administrata vendore është dyfishuar.

Të dhënat nga financat vendore tregojnë se, mesatarisht, një punonjës u kushton aktualisht bashkive gati 68 mijë lekë. Për pozicione të caktuara të nivelit të lartë, kostoja maksimale rritet edhe mbi 83 mijë lekë.

Para vitit 2015, Shqipëria kishte në total 373 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna. Më 31 korrik 2014, reforma u miratua me 88 vota pro, një kundër dhe një abstenim, pa praninë e Partisë Demokratike, duke reduktuar në 61 njësitë e pushtetit vendor./ A2/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.