Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Rënia në seri e rrugëve të florinjta kërkon përgjegjës

P
Piranjat24 January 2026, 16:13 · 4 min lexim
Rënia në seri e rrugëve të florinjta kërkon

Shpartallimi i rrugës së florinjtë Qukës-Qafë Plloc dhe çedimi në seri thuajse i të gjitha veprave të mëdha publike të ndërtuara vitet e fundit duhet të shtyjë SPAK të hapë një front të ri hetimi. Atë se si janë ndërtuar këto vepra.

Deri tani hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë qenë të fokusuara kryesisht tek komunikimet e kapura në telefonat e sekuestruar të zyrtarëve apo biznesmenëve si dhe në raste më të ralla në procedurat për tendera të caktuar. Por tashmë Shqipëria po përjeton në kurriz një tjetër kosto shuë të madhe të korrupsionit, neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së zyrtarëve publik. Atë të shkatërrimit me shpejtësi të veprave publike që kanë kushtuar qindra milionë euro.

Justifikimet e terreneve të vështira, projekteve problematike, apo dhe shirave që bien një herë në 1 mijë vjet janë thjesht mashtrime që kanë për qëllim të shpëtojnë menderet e atyre që duhet të mbajnë përgjegjësi. Nga ana inxhinierike dhe vështirësisë së terrenit, vepra më e vështirë në Shqipëri mbetet rruga e Kombit. Madje e pakrahasueshme për nga vështirësia me asnjë vepër tjetër publike të ndërtuar gjatë kësaj kohe në Shqipëri.

Por rruga e Kombit nuk ka pësuar asnjë çedim, edhe sot kur ka kaluar më shumë se një dekadë nga ndërtimi i saj. Ndaj pyetja është e thjeshtë; pse po bien në seri të gjitha veprat e kushtueshme të Rilindjes? Qukës-Qafë Plloç, Korçe-Ersekë, Hidrovori i Durrësit, Unaza e Burrelit, lista është pafundësisht e gjatë.

Pikërisht kjo është pyetja, të cilës SPAK duhet t'i japë përgjigje me hetimet e tij. Këtu bëhet fjalë për një kosto marramendëse, që qytetarët e kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë për veprat difektoze. Në termat e dëmit publik, ky është një nga abuzimet më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Financiarisht dhe më shumë se aq.

Përveç miliardave që kanë marrë, tashmë thuajse të gjitha këto vepra do të marrin para të tjera për të arnuar çarjet dhe defektet që kanë. Në Qukës-Qafë Pllocë do të ndërtohet tunel i kushtueshëm për të zgjidhur problemet. Por çarjet e ditëve të fundit tregojnë se problemet aty nuk kanë për t'u zgjidhur asnjëherë, as nga tunelet që qytetarët do t'i paguajnë sa qimet e kokës.

Ka ardhur koha që kostot e këtij korrupsioni të paguhen nga ata që e kanë bërë dhe jo nga qytetarët. Projektues, supervizorë, kompani ndërtuese, zyrtarë që kanë certifikuar duhet të vendosen para ligjit dhe të paguajnë deri në qindarkën e fundit, dëmin e madh që u kanë bërë qytetarëve dhe buxhetit. Dhe kjo është detyra e SPAK.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.