Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Rikthehet fruthi në Shqipëri/ 15 fëmijë të infektuar, Ministria e Shëndetësisë e mohon, OBSH bën lëvizjen e papritur

P
Piranjat15 February 2026, 16:29 · 3 min lexim
Rikthehet fruthi në Shqipëri/ 15 fëmijë të infektuar,

Viti 2026 ka nisur me një sinjal alarmi për shëndetin publik: 15 fëmijë janë infektuar me fruth, ndërsa Shqipëria është hequr nga lista e vendeve pa fruth nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, status që e kishte ruajtur për vite me radhë.

Megjithatë, pavarësisht shifrave dhe shqetësimit në rritje, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë mohuar shpërthimin e fruthit në një kopsht jopublik në Tiranë, lajm i publikuar dy ditë më parë dhe i konfirmuar nga burime të sigurta.

Sipas këtyre burimeve, në javën e dytë të janarit 2026, në një kopsht jopublik në Tiranë janë identifikuar 5–6 fëmijë të infektuar me fruth. Situata duket se ka qenë mjaft serioze, aq sa vetë stafi i institucionit ka paralajmëruar prindërit që të mos dërgojnë në kopsht fëmijët e pavaksinuar.

Në një komunikim drejtuar prindërve thuhej:

“Të nderuar prindër, kemi marrë informacion se në disa kopshte dhe çerdhe janë evidentuar raste të fruthit. Për arsye parandaluese dhe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, ju lutemi që fëmijët që ende nuk e kanë kryer vaksinimin përkatës të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese.”

Ndërkohë, vetë ISHP ka pranuar publikisht ekzistencën e rasteve me fruth. Në një intervistë të realizuar më 31 janar 2026 – pra dy javë pas identifikimit të rasteve në kopsht – u deklarua:

“Duke pasur parasysh që kemi raste pozitive me fruth, normalisht kjo vaksinë duhet të aplikohet në kohë.”

Pyetja që mbetet është: a janë raportuar zyrtarisht këto raste në Ministrinë e Shëndetësisë dhe pse publiku nuk është informuar në kohë? Apo Ministria pret që ISHP t’i publikojë të dhënat në faqen zyrtare, ku, sipas verifikimeve, përditësimet, përfshirë edhe buletinin e gripit që arriti pikun në fund të janarit, rezultojnë të ndalura që në nëntor 2025?

Drejtoresha e ISHP, Dorina Toci,  e kontaktuar nga Top Channel, jo vetëm që nuk e ka mohuar ekzistencën e rasteve, por ka orientuar drejt rrugës zyrtare të komunikimit përmes email-it për një përgjigje të shpejtë - përgjigje që ende mungon.

Ndërkohë që rastet shtohen dhe statusi ndërkombëtar i vendit cenohet, mungesa e transparencës dhe reagimit institucional ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e situatës dhe mbi përgjegjësinë për informimin publik.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.