Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Burrel-Rrëshen

Rrëshqitja masive e dherave nga kodra ka shkaktuar bllokimin e gjysmës së karrexhatës në aksin kombëtar Burrel-Rrëshen.
Rruga në një pjesë të mirë të gjatësisë është mbuluar nga balta, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë.
Veç rrëshqitjes së kodrës aksi Burrel – Rrëshen ka gropa të shumta, kryesisht pranë Urës së Urakës, të cilat herë pas here mbushen me çakëll nga firma “Udha sh.p.k” që ka përgjegjësinë për mirëmbajtjen e saj, duke mënjanuar investimet serioze.
Për rrjedhojë, udhëtarët i bëjnë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar të marrë masa për rikonstruksionin e rrugës.
Aksi Burrel-Rrëshen mbetet ndër akset kryesore në veri të vendit, pasi shërben për të lidhur qarkun e Dibrës me atë të Lezhës.
Lexo edhe
SOCIALE
Banorët denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës Zall Herr–Babrroi: 30 familje kalojmë çdo ditë në mes të baltës dhe gropave

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga gripi në Vlorë, mjekët apelojnë kujdes për të vegjëlit

Përmbytet sërish fusha e Spitënit, fermerët në protestë: Dy herë na u shkatërruan mbjellat, asnjë kompensim

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

Shembje alarmante dherash në disa lagje në Gjirokastër. Bashkia “merr masa”, vendos shirita të grisur (VIDEO)

Vendimi/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja sa shkon ajo minimale

Skandali i mbetjeve toksike, organizatat e mjedisit kërkojnë ndalimin e eksporteve dhe reformë ligjore

Denoncimi për “Piranjat”: Punonjësit e spitaleve pa paga! Nuk janë deklaruar as në e-Albania





