Rrëshqitjet e dheut në Delvinë i shkatërrojnë banesën çiftit të moshuar, rrezikohet Teqeja dhe banesa të tjera

Pas rrëshqitjeve masive të dheut situata në lagjen Beqirefend në Delvinë paraqitet tejet e rënduar. Si pasojë e lëvizjes së dheut dhe rrëzimit të një qiparisi 500-vjeçar mbi çatinë e shtëpisë së tyre, banesa e bashkëshortëve Ibrahim dhe Vera Shehu është pothuajse e shkatërruar, duke i detyruar ata të largohen.

Dy të moshuarit rrëfejnë me dhimbje momentet e tmerrit që përjetuan dhe apelojnë për ndihmë. Ata thonë se deri tani nga Bashkia e Delvinës kanë marrë vetëm mbështetje me fuqi punëtore për largimin e pemës së rrëzuar dhe sistemimin e përkohshëm të situatës, ndërsa për çështjen e strehimit nuk u është ofruar ende asnjë zgjidhje.
Për këtë arsye, ata janë detyruar të strehohen tek të afërmit.

Situata mbetet shqetësuese edhe për zonën përreth. Kodra ka pësuar çarje të thella, duke rrezikuar dy banesa të tjera si edhe Teqenë e lagjes. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete për stabilizimin e terrenit, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të gjendjes, veçanërisht duke pasur parasysh se reshjet e shiut vijojnë ende.
Lexo edhe
SOCIALE
Video/ Fenomeni i pazakontë në Orikum - Banorët: U trembëm shumë, deti vërshonte në banesa

Kushte skandaloze në QSUT/ Qytetarja e shtrirë në korridor, merr serumin në karrige

Dukuria e rrallë e detit në Orikum habit banorët

Luftën me kancerin e fitoi me bullizimin jo/ Nëna: Diagnostikimi na ndryshoi rolet, fëmijët kujdeseshin për mua

Myftiu i Korçës uron besimtarët për nisjen e Ramazanit: Muaj reflektimi dhe pastrimi shpirtëror





