SOCIALE

Rriten divorcet në Elbasan, 645 çifte i dhanë fund martesës në 2025

Piranjat Përditësimi i fundit 5 August 2026, 13:19

Rriten divorcet në Elbasan, 645 çifte i dhanë fund

Martesat po zgjasin gjithnjë e më pak në Elbasan. Gjatë vitit 2025, rreth 645 çifte i janë drejtuar gjykatës për t’i dhënë fund martesës, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 591 raste.

Të dhënat zyrtare tregojnë një tendencë në rritje të kërkesave për zgjidhje martese në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Por shifrat mund të jenë edhe më të larta. Sipas avokatëve që trajtojnë prej vitesh çështjet familjare, numri i divorceve të shqyrtuara në gjykatën e Elbasanit gjatë një viti mund të arrijë deri në 1000 raste.

Gratë rezultojnë të jenë ato që depozitojnë më shumë kërkesa për divorc. Sipas avokatit Demir Çiftja, ndër shkaqet kryesore që çojnë në prishjen e martesave janë dhuna, problemet ekonomike dhe humbja e respektit mes bashkëshortëve.

Një tjetër ndryshim lidhet me kohën e shqyrtimit të këtyre çështjeve. Plotësimi i vakancave në gjykatën e Elbasanit me gjyqtarë ka ndikuar në përshpejtimin e procedurave.

Në rastet kur çifti nuk ka fëmijë, divorci mund të përfundojë brenda rreth një muaji.

Edhe pse është vënë re një rritje e lehtë e kërkesave nga gratë me status më të ulët social, në gjykatë vijojnë të dominojnë kërkesat e grave ekonomikisht të pavarura.

Shifrat e vitit 2025 tregojnë kështu se divorci po kthehet në një realitet gjithnjë e më të pranishëm në familjet e qarkut të Elbasanit, ndërsa problemet ekonomike, dhuna dhe krisja e marrëdhënieve mes bashkëshortëve mbeten ndër faktorët kryesorë që i çojnë çiftet drejt ndarjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?