Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro...
SOCIALE

Rriten rastet e dhunës në Lezhë, mes tyre 90% gra të pajisur me urdhër mbrojtje! Nuk përjashtohen as burrat

P
Piranjat10 December 2025, 16:27 · 2 min lexim
Rriten rastet e dhunës në Lezhë, mes tyre 90% gra të pajisur

Dhuna me bazë gjinore ka pësuar rritje në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare gjatë këtij viti po trajtohen nga institucionet përgjegjëse 100 raste, por kjo lidhet edhe me shtimin e ndërgjegjësimit për denoncimin e dhunës.

Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë Marte Fetaj, tha se më të prekura mbeten shtresat në nevojë, ku dhuna shpesh shfaqet fillimisht në formë digjitale e më pas shndërrohet në dhunë fizike, ku nuk mungojnë as burrat të cilët kanë kërkuar urdhër mbojtjeje.

"Gjatë 2025, Shërbimi social menaxhon 100 raste me urdhër mbrojtje. Çdo rast fshihet një grua, një fëmijë, ne nuk i shohim si numër por si individë që kanë nevojë për mbështetje. Shumica ka qenë dhunë fizike, 85-90%  janë gratë ato që kanë marrë urdhër mbrojtje, por nuk përjashtohen as burrat”, tha Marte Fetaj, ku ndër të tjera theksoi se dhuna te gratë është më shumë gjatë procesit të divorceve, pasi burrat nuk e pranojnë këtë gjë.

Në përmbyllje të Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Lezhë u organizua një aktivitet sensibilizues, ku u përcollën mesazhe të ndryshme kundër këtij femonomi mjaft shtetësues për shoqërinë shqiptare.

Përgjatë 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Lezha është përfshirë nga një sërë veprimtarish sensibilizuese, ku fokusi është vënë tek denoncimi i çdo forme të dhunës, me qëllim identifikimin e hershëm të saj, për të mundësuar ndërhyrjen në kohë dhe për të shmangur agravimin e situatës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.