Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
SOCIALE

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

P
Piranjat 1 November 2025, 08:22 · 2 min lexim
Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë,

Çmimi i druve të zjarrit ka pësuar sërish rritje këtë vit në qarkun e Korçës, duke arritur deri në 55 mijë lekë të vjetra për metër kub. Në këto kushte, shumë familje thonë se e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë kostot e ngrohjes dimërore.

Për banorët e Korçës, ngrohja me dru mbetet mundësia e vetme për t’u përballur me të ftohtin e zonës, por çmimi i lartë i ka vënë ata në vështirësi ekonomike. Një pjesë e qytetarëve thonë se ende nuk kanë mundur të sigurojnë drutë për dimër, ndërsa të tjerë kanë blerë vetëm një pjesë të nevojshme, ka edhe nga ata që sigurojnë lëndën drusore gjatë verës, për të shmangur rritjen e çmimeve që përsëritet çdo vit me afrimin e dimrit.

Më të prekurit nga kjo situatë janë pensionistët, të cilët pohojnë se pensionet e tyre nuk mjaftojnë as për ushqimet bazë, e jo më për ngrohje. Edhe ngrohja me energji elektrike shihet si e papërballueshme për shumë familje, për shkak të kostove të larta të energjisë.

Jashtë kamerave, tregtarët e druve pohojnë se rritja e çmimit lidhet me shumë faktorë por një ndër to është transporti pasi një pjesë e konsiderueshme e lëndës drusore vjen nga qarqe të tjera , çka ka shtuar ndjeshëm kostot e transportit dhe, për rrjedhojë, edhe çmimin për konsumatorin

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.