Rritet numri i fëmijëve të prekur nga gripi në Vlorë, mjekët apelojnë kujdes për të vegjëlit

Virusi i gripit po qarkullon gjerësisht dhe po prek të gjitha moshat, ndërsa në Pediatrinë e Vlorës çdo ditë paraqiten rreth 60 fëmijë që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Mjekja pediatre, Aida Koka, tregon se rastet në këtë sezon dimëror kanë shënuar rritje, megjithëse ditët e fundit ka një ulje të lehtë të fluksit. Sipas mjekes, janë shtuar rastet me sëmundje të rrugëve të sipërme respiratore, infeksione virale dhe temperatura të larta.
Ajo apelon te prindërit të jenë të kujdesshëm me të vegjlit, duke i mbrojtur nga ndryshimet e temperaturave, dhe të paraqiten menjëherë në spital, veçanërisht për foshnjat 0-1 vjeç, për parandalim dhe trajtim të mundshëm.
Aktualisht, rreth 35 fëmijë marrin shërbim hospitalor në Pediatrinë e Vlorës, ndërsa fluksi ditor i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore arrin deri në 60 fëmijë.
Lexo edhe
SOCIALE
Përmbytet sërish fusha e Spitënit, fermerët në protestë: Dy herë na u shkatërruan mbjellat, asnjë kompensim

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

Shembje alarmante dherash në disa lagje në Gjirokastër. Bashkia “merr masa”, vendos shirita të grisur (VIDEO)

Vendimi/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja sa shkon ajo minimale

Skandali i mbetjeve toksike, organizatat e mjedisit kërkojnë ndalimin e eksporteve dhe reformë ligjore

Denoncimi për “Piranjat”: Punonjësit e spitaleve pa paga! Nuk janë deklaruar as në e-Albania

Një tjetër shkolle i vihet dryni në Gjirokastër!

Lezhë, moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike





