Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë, fermerët kërkojnë ndërhyrje nga shteti

P
Piranjat23 March 2026, 15:59 · 1 min lexim
Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë,

Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë, duke rritur kostot e të gjitha shërbimeve në kulturat bujqësore.

Sipas fermerëve, punimet bujqësore janë prekur në mënyrë direkte: plugimi ka shënuar rritje të kostos nga 15–16 mijë lekë të vjetra për dynym në 20–22 mijë lekë të vjetra.

Kjo ka krijuar efekt zinxhir për punime të tjera si frezim, mbjellje, kultivim, spërkatje dhe korrje. Përveç kësaj, çmimet më të larta të karburanteve kanë ndikuar edhe në kostot e transportit të produkteve drejt tregjeve, duke u reflektuar direkt në çmimet e pakicës.

Fermerët e prodhimeve si shalqini, lakra dhe preshi, të cilët tashmë po përballen me mungesa në shitje, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti, për të mos çuar 60% të fermerëve të vegjël drejt falimentimit.

Fermerët të fushës thonë se ndërhyrja e shtetit mund të ndihmojë në stabilizimin e kostove të prodhimit dhe ruajtjen e prodhimeve vendase.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.