Rritje alarmante e nivelit të lumit Vjosë, autoritetet paralajmërojnë banorët e Përmetit

Reshjet e shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosë, i cili ka arritur rreth pesë metra tek Ura e Mifolit. Burime nga zona e Përmetit bëjnë me dije se shirat e dendura kanë vijuar për disa orë me radhë dhe po regjistrohen jo vetëm në këtë rajon, por në të gjithë jugun e vendit.
Si pasojë, disa lumenj të vegjël dhe përrenj që shkarkojnë ujërat e tyre në Vjosë po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të saj. Autoritetet lokale paralajmërojnë se shirat pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë, duke rrezikuar përmbytje të mëtejshme, veçanërisht gjatë orëve të para të ditës së nesërme.
Banorëve të zonave të prekura u bëhet thirrje të marrin masa paraprake për mbrojtjen e pasurisë dhe sigurinë e familjeve, ndërkohë që emergjencat civile dhe strukturat lokale monitorojnë situatën për të ndërhyrë në rast nevoje.
Lexo edhe
SOCIALE
Reshjet e dendura të shiut/ Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Vlorë

Situata katastrofike nga përmbytjet në Durrës. Hidrovori 19 mln euro nuk funksionoi

2023-2026, Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

Kakavija “mbytet” nga fluksi – Qytetarët kthehen pas festave, radhë të gjata në kufi

Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

‘Tregu i banesave në Tiranë, jashtë kontrollit të tregut të lirë’, eksperti: Po ushqehet nga para të pista

Veshjet e Gabit dalin nga moda, bien importet

Të punësuarve me pagë bruto mbi 176 mijë lekë iu “ulet paga” deri me 950 lekë duke nisur nga 1 janari





