Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
Qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë nga kryeqyteti apo nga Kosova drejt veriut të Shqipërisë duhet të kalojnë përmes Urës së Matit për t’u lidhur me qytete si Lezha dhe Shkodra.
Por përpara se të hysh në këtë urë, është e pamundur të mos vëresh malin e lartë të rërës dhe gurëve në lavatriçet industriale të inerteve pranë saj, që materialin e parë e marin nga shtrati i lumit Mat.
Ura ka pësuar dëmtime dhe rrezikon qytetarët që e përdorin si një nga nyjet e vetme lidhëse.
Ura e Matit është më e gjata në veri të vendit. E ndërtuar më shumë se dy deklada më parë, sot ajo po amortizohet dhe po shkatërrohet, njësoj si urat e tjera mbi lumin Mat dhe degët e tij, të cilat janë nyje jetësore për banorët e zonës.
Shkatërrimi që ka pësuar ndër vite infrastruktura e këtij investimi madhor nuk ka ardhur vetëm si pasojë e kushteve atmosferike apo e dekadave që ka mbi shpinë, por edhe nga dora e njeriut.
Ura ka pësuar dëmtime në këmbët e saj, të cilat sa vijnë e bëhen gjithnjë e më të dukshme, pasi distanca ku merren inertet e lumit është më pak se 500 metra larg.
Autoritetet përgjegjëse asnjëherë nuk kanë marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni, i cili ndodh pikërisht në një zonë ku në mënyrë kategorike është i ndaluar. Por kjo nuk është e vetmja urë që përballet me problematika dhe që kthehet në rrezik për qytetarët.
Vetëm në periudhën 2025–2026 në Shqipëri janë raportuar disa raste kur ura janë shembur, dëmtuar rëndë ose janë çmontuar për shkak të rrezikut të shembjes.
Në nëntor të vitit 2025 u raportua për Urën e Xhyrës në Librazhd. Kjo urë, që lidhte disa fshatra me rrugën kryesore në zonën e Xhyrës, u shemb pas prurjeve të mëdha të lumit Shkumbin. U dëmtua një nga këmbët mbështetëse të saj dhe u ndërpre qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve, duke izoluar për javë të tëra 340 familje.
Një tjetër rast i ditëve të fundit ishte ura në Dragostunjë, në segmentin Librazhd–Prrenjas. Ura u destabilizua nga rrëshqitjet e tokës dhe u konsiderua shumë e rrezikshme. Autoritetet ndaluan qarkullimin dhe më pas ura u çmontua për arsye sigurie gjatë ndërhyrjes emergjente në zonë.
Një tjetër rast i vitit 2026 ishte ura Peqin–Belsh. Në fillim të vitit u raportua se ura që lidh këto dy qytete rrezikon të shembet dhe për këtë arsye u ndalua qarkullimi i mjeteve të rënda mbi të.
Në vitin 2023 Shqipëria nisi fazën e parë të projektit “Building Resilient Bridges”, financuar nga Banka Botërore, i cili synon të rrisë qëndrueshmërinë e urave ndaj ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore, si edhe të përmirësojë menaxhimin e infrastrukturës rrugore.
Sipas raportit vlerësues fillestar të projektit, një pjesë e konsiderueshme e urave në rrjetin kombëtar rrugor përballet me probleme strukturore dhe me rreziqe që lidhen kryesisht me përmbytjet, erozionin e lumenjve dhe amortizimin e infrastrukturës. Shumë prej këtyre urave janë ndërtuar dekada më parë dhe nuk janë projektuar për të përballuar kushtet aktuale klimatike dhe hidrologjike.
Vlerësimi identifikon rreth 30 ura prioritare në rrjetin kombëtar që kanë nevojë për ndërhyrje, ku shumica paraqesin njëkohësisht dobësi strukturore dhe mungesë rezistence ndaj rreziqeve klimatike. Ndër urat e përfshira në listën e ndërhyrjeve prioritare përmenden edhe ura si ajo e Viroit në zonën e Gjirokastrës, ura e Beshirit mbi lumin Erzen në aksin Tiranë–Ndroq–Plepa, ura e Orikumit në zonën e Vlorës, ura e Selenicës, si dhe ura e Dragotit në Tepelenë. Po ashtu në këtë listë përfshihen edhe struktura të tjera si ura e Drithasit në aksin Libonik–Plasë dhe disa ura të tjera në segmente të ndryshme të rrjetit kombëtar.
Një tjetër problem i evidentuar lidhet me mungesën e një sistemi të plotë monitorimi dhe menaxhimi të aseteve të urave. Inspektimet dhe mirëmbajtja, sipas raportit, nuk kanë qenë gjithmonë të qëndrueshme dhe ndërhyrjet shpesh janë bërë vetëm pasi dëmtimet janë bërë të dukshme.
Sipas analizës së Bankës Botërore, rreziku nuk lidhet vetëm me sigurinë e infrastrukturës, por edhe me ndikimin që një dështim i urave mund të ketë në lidhjet ekonomike dhe sociale. Shumë prej tyre ndodhen në korridore të rëndësishme rrugore dhe shërbejnë si nyje kyçe për lidhjen mes qyteteve dhe rajoneve.
Në vetëm pak muaj, shumë ura kanë dhënë sinjale alarmuese për rrezikun që paraqesin, jo vetëm për faktin se janë nyje shumë të rëndësishme lidhëse mes qyteteve dhe rajoneve, por edhe për kompleksitetin e problematikave që paraqesin, nga ato natyrore deri te ato të shkaktuara nga njeriu.
Ajo që mbetet shqetësuese është mungesa e ndërhyrjeve në kohë për parandalim. Autoritetet kujtohen të reagojnë vetëm pasi urat bien. /ACQJ
Disa orë pas denoncimit të problemit nga një qytetar në “Piranjat News” se në zonën e Rrugës së Kavajë...
Në një nga trotuaret pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë, kanë shpërthyer ujërat e zeza. Një qyteta...
Situata e rrugëve në Shqipëri paraqitet kritike, me rreth 30 shembje të rënda që rrezikojnë izolimin e segmenteve kyçe...
Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të de...
Punësimi i të burgosurve në Shqipëri vijon të mos shoqërohet me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, d...
Një muaj pas shembjes së shtëpive të tyre pranë kanalit kullues te Ura e Dajlanit, familjet e komunitetit rom po rikthehen me baraka n&...
Efektet në ekonomi pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe Iranit: Nga rritja e çmimit në bursë të naftës, reflektimi ...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave për një situatë shqetësuese në Spitalin e Korçës, ...
Ndërtesa e re e shkollës Edith Durham është përfunduar, por nxënësit e saj ende nuk janë kthyer në klasa. Ç...
E ndërtuar më shumë se gjashtë dekada më parë, ura e digës në Çengelaj mbi lumin Shkumbin, që lidh zonë...