"S’bën gruaja për 2 shpulla" – Trondit vjehrra: Nusja e denoncoi dhe iku, djali në burg, po fëmijët?

Një gjyshe ka kërkuar drejtësi për nipërit e saj. Ajo akuzon nusen e djalit për braktisjen e dy fëmijëve të mitur.
Sipas rrëfimit të gjyshes, nusja është larguar drejt Gjermanisë duke marrë me vete fëmijët, për t’u strehuar pranë familjes së saj. Më pas, ajo është kthyer në Shqipëri duke i lënë fëmijët pas dhe që prej asaj dite, nuk ka mbajtur më asnjë përgjegjësi për ta.
“Fëmijët sot i kam unë, i rris unë. Ajo thotë se kur të rriten do të kthehen vetë tek ajo,” shprehet gjyshja e indinjuar.
Ndërkohë, babai i fëmijëve ndodhet në burgun e Elbasanit. Edhe ai ka bërë një denoncim nga ambientet e paraburgimit, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë. Gjyshja tregon se marrëdhëniet mes çiftit kanë qenë konfliktuale, duke kulmuar me një denoncim të nuses për dhunë dhe marrjen e një urdhri mbrojtjeje. Megjithatë, ajo thotë se familja i ka qëndruar afër dhe e ka falur për veprimet e saj. Sakaq, teksa rrëfente ngjarjen, vjehrra ka legjitumuar dhe dhunën e të birit ndaj nuses, ndërsa shtoi se kur ka debat burri të jep 1-2 shpulla.
Ata nuk kishin konflikte. Jetuan në Gjermani. Nuk kishin probleme. Djali është në burg, sepse në Shqipëri kur grindet një çift, një shpullë, dy do t’i japë. Shumë mirë, nusja e denoncoi dhe ai ra në burg. U dënua me 1 vite e gjysmë burg. Të gjithë kemi pasur fjalë me njëri-tjetrin, por mbahet familja. Djali im pati marrë një lokal me qira, punonte atje. Nusja shkoi dhe e ndoqi nga pas. I gjuante derës së lokalit me shkelm, dhe aty ka ndodhur sherri dhe ndodhi e gjithë gjëja. Lokalin e mbante për kafe dhe asgjë tjetër. Ça dyshimesh do kishte ajo?! Kam diskutuar me nusen, e kam mbështetur. Edhe pse ia bëre këtë gjë djalit tim, do të mbaj afër i kam thënë. Nuk doja që fëmijët të rriten pa nënë dhe pa baba. I kam folur si gocat e mia nuses. Fëmijët i kam këtu në shtëpi.
Pas 1 muajsh nusja e tërhoqi denoncimin. Më pas ajo shkonte dhe e takonte në paraburgim. Ajo punonte me orë të vona, i linte vetëm fëmijët. Ata më kanë thënë; oj nanë jemi vetëm. Mami është në punë. Kam marrë dhe në telefon pronarët e punës së nuses dhe u thoja që pse e mbani në orar të vonë. Unë i kam çuar lekë, se lija pa lekë. Ajo erdhi në Gjermani se më tha djali; merre aty nusen, mos e lër në Shqipëri. I mora të rrinë këtu në shtëpinë time. Kur të dilte djali, të shikonin jetën e vetë, si ta vendosnin vetë. Nusja e djalit erdhi në Gjermani, dhe e kthyen se i doli në ekspuls. Fëmijët i mora unë. Dhe ajo më tha; do rri këtu do punoj, i mbani fëmijët atje. Merrte në telefon dhe pastaj bënte kërcënime; do ju prish jetën. E merrte djali nga burgu, kishin mosmarrëveshje. Mbrëmë ka folur me fëmijët. I mori dhe foli me ta.”, tha vjehrra.
Lexo edhe
SOCIALE
Nga Shqipëria në brigjet kroate: Plazhet e Dubrovnikut 'mbyten' në mbetje, niset përballja ligjore

E braktisur nga të gjithë, vetëm qeni nuk e la: Historia prekëse e një nëne në Astir

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Pr/ligji për kujdestarinë alternative: Fëmijët pa kujdes prindëror do të vendosen në një familje, jo direkt në institucione

Fshati që po shuhet në Gjirokastër, banori më i riu është 65 vjeç

Tonelatat me mbeturina në brigjet e Dubrovnikut, zyrtarja vendore kroate kërkon të ngrihet padi ndaj Shqipërisë
Rruga e shkatërruar prej 30 vitesh në Vlorë. Banorët: Në këtë gjendje prej diktaturës

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit





