Shembjet masive të dheut në Selenicë, reagon Ministria e Mbrojtjes

Nga verifikimet e kryera në terren, është konstatuar se, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në zonën e Matogjinit, Bashkia Selenicë, janë shfaqur problematika në aksesin rrugor drejt lagjes Bashaj.
Ministria e Mbrojtjes thotë se aktualisht, aksesi është i bllokuar për lëvizje me automjete për një lagje. Banorët ndodhen për momentin në banesat e tyre dhe janë jashtë rrezikut. Autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Repartin e Xhenios, po merr masat e nevojshme për mbështetje dhe ndërhyrje në terren, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e lëvizshmërisë, në vlerësim të kërkesës së njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe Prefekturës Vlorë.
Lexo edhe
SOCIALE
Pamjet dramatike, shihni se si shembet masivi i dheut në Selenicë (VIDEO)

‘Këneta nën ujë, kukulla e Bashkisë në vaskë’/ Protestuesit ironizojnë kryebashkiaken e Durrësit

Jo vetëm përmbytje, Bashkia Durrës tjetër alarm dhe u bën apel qytetarëve

Pas Vlorës edhe Fieri prej ditësh pa ujë të pijshëm, banorët pa zgjidhje nga Ujësjellësi

Qiratë nuk e ndalojnë rritjen/ Dominojnë inflacionin e dhjetorit

Nga zjarret te përmbytjet: Si u përball Shqipëria me pasojat e ndryshimeve klimatike në 2025

Apel për ndihmë: Vogëlushja Meilin në intubim që prej lindjes, shpresa e vetme trajtimi jashtë vendit

Banorët e një lagjeje në Gjirokastër dy ditë pa energji elektrike (VIDEO)





