Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro...
SOCIALE

Shembet rruga që lidh tre fshatra në Delvinë, bashkia s’ka kapacitete të ndërhyjë

P
Piranjat10 December 2025, 12:04 · 1 min lexim
Shembet rruga që lidh tre fshatra në Delvinë, bashkia s’ka

Banorët e fshatrave Vllahat, Kostar dhe Pralat në bashkinë e Delvinës janë të izoluar prej më shumë se 10 ditësh pasi rrëshqitja e dherave ka nxjerrë jashtë funksioni rrugën që i lidh ata me qytetin.

Banorët detyrohen të transportojnë në krah produktet ushqimore dhe prodhimet e tyre bujqësore. “Pothuajse vajtën 10 15 ditë që kur ranë ato shirat e mëdha na është shembur rruga. Jemi të bllokuar, kemi pleq të sëmurë, na duhet rruga, na duhet me patjetër”, thotë një banor.

“Kalojmë gjërat me krah këtej, janë dy tre fshatra që janë të izoluara nga kjo punë e kësaj rruge”, thotë një tjetër.

“Kanë ardhur edhe këta të bashkisë edhe këtu akoma s'kanë ndërhyrë akoma dhe kërkojmë ndihmë që të na rregullohet rruga”, thotë një banore.

Zyrtarë të bashkisë së Delvinës janë shprehur se kanë lajmëruar prefekturën e Vlorës për ndihmë, pasi me kapacitetet dhe mundësitë financiare të bashkisë nuk kanë mundësi të riparojnë rrugën e shembur.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.