Shembet ura e vetme, izolohen banorët e fshtatit Skuraj në Kurbin

Reshjet e dendura gjatë natës së lënë pas dhe gjatë së martës kanë shkaktuar probleme të shumta në veri të vendit, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe rrugët janë bllokuar.
Një nga situatat më të rënda është regjistruar në fshatin Skuraj të bashkisë Kurbin, ku ura e vetme që lidh zonën me pjesën tjetër të territorit është këputur si pasojë e fuqisë së ujërave.
Kjo urë shërbente për qarkullimin e automjeteve, ndërsa ura për këmbësorët ka qenë e pakalueshme prej tre vitesh.
Si rezultat, banorët e Skurajt kanë mbetur të izoluar, pa mundësi për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme, duke u përballur me vështirësi të mëdha për furnizime dhe shërbime bazë.
Banorët e zonës, të cilët prej vitesh ndihen të lënë pas dore nga institucionet, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e urës dhe garantimin e lëvizjes së lirë. Ata paralajmërojnë se izolimi i gjatë mund të sjellë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike për komunitetin.
Lexo edhe
SOCIALE
Më e keqja nga reshjet nuk ka ardhur. Vëngu: Orët në vazhdim kritike

Korrupsioni në universitete/ Studentët paguajnë për nota dhe përballen me materiale të vjedhura

Moti i keq / Mbi 100 shtëpi të përmbytura, disa zona pa energji, këto janë qarqet më të prekura

Moti i keq/ Famija me pesë anëtarë rrethohet nga uji në Thumanë

1 vit nga vrasja e Martin Canit/ Konfliktet në shkolla fshihen! Oficerët e sigurisë zbulojnë skandalin: Na bëjnë presion eprorët





