Shembje alarmante dherash në disa lagje në Gjirokastër. Bashkia “merr masa”, vendos shirita të grisur (VIDEO)

Disa lagje në Gjirokastër po përballen me shembje të vazhdueshme, ndërsa autoritetet vendore duket se nuk kanë marrë asnjë masë deri më tani, duke lënë gjithçka në mëshirë të fatit.
Në lagjen “Pllakë” të qytetit të gurtë, rrëshqitjet e dheut vazhdojnë pa ndërprerje siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme dhe e vetmja masë sigurie nëse mund të quhet e tillë është një shirit paralajmërues gjysmë i grisur.
E njëjta panoramë shihet edhe në Rrugën e “Manalatit”, ku përveç banorëve, atje kalojnë çdo ditë fëmijët që shkojnë në shkollë, duke rrezikuar jetën e tyre. Edhe në këtë zonë nuk ka asnjë ndërhyrje serioze nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës.
Një qytetar denoncon situatën tejet problematike edhe në rrugën pranë Përroit të Ficos, i cili gjatë reshjeve intensive të fillimit të janarit përmbyti rrugën e qytetit, duke regjistruar një rast të paprecedentë në një qytet të ngritur mbi kodrinë. “Qyteti nuk mbahet me shirita paralajmërues.
Qyteti mbahet me përgjegjësi, punë dhe ndërhyrje konkrete. Bashkia Gjirokastër duhet të japë përgjigje dhe të ndërhyjë urgjentisht. Përpara se një rrëshqitje dheu të na zgjojë me sirena ambulancash”, thotë denoncuesi. /PiranjatNews/
Lexo edhe
SOCIALE
Vendimi/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja sa shkon ajo minimale

Skandali i mbetjeve toksike, organizatat e mjedisit kërkojnë ndalimin e eksporteve dhe reformë ligjore

Denoncimi për “Piranjat”: Punonjësit e spitaleve pa paga! Nuk janë deklaruar as në e-Albania

Një tjetër shkolle i vihet dryni në Gjirokastër!

Lezhë, moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike





