SOCIALE
Një tjetër rrugë në Korçë shfaq problematika, shembet muri anësor

Një pjesë e segmentit rrugor Maliq-Lozhan ka pësuar shembje masive.
Shembja e mureve mbrojtëse është regjistruar në afërsi të Urës së Qënckës, në kilometrin e 13-të të këtij aksi. Shembja e murit pritës prej betoni ka ardhur bashkë me dherat, duke bllokuar përkohësisht këtë aks rrugor.
Që prej inaugurimit, aksi Maliq-Lozhan ka pasur problematika të shumta nga rrëshqitja e dherave, ku rasti i fundit u shënua më 28 janar.
Së fundmi, ky aks është ndër nyjat kryesore që lidh juglindjen e vendit me qarkun e Elbasanit, ku me bllokimin e qarkullimit në aksin Librazhd-Përrenjas u përdor si rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve nga Korça drejt Elbasanit apo Tiranës. /PiranjatNews/
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
SOCIALE
1 në 3 martesa përfundojnë në divorc! Si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Burrel-Rrëshen

Banorët denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës Zall Herr–Babrroi: 30 familje kalojmë çdo ditë në mes të baltës dhe gropave

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga gripi në Vlorë, mjekët apelojnë kujdes për të vegjëlit

Përmbytet sërish fusha e Spitënit, fermerët në protestë: Dy herë na u shkatërruan mbjellat, asnjë kompensim

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

Shembje alarmante dherash në disa lagje në Gjirokastër. Bashkia “merr masa”, vendos shirita të grisur (VIDEO)

Vendimi/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja sa shkon ajo minimale





