“Shëndetësia falas” e Ramës! Denoncimi: Vëllai im vdiq në spitalin e Durrësit, infermierët kërkonin para

Pas publikimit të denoncimeve të familjarëve të 15-vjeçarit Erjon Boba për kushtet e papranueshme në Spitalin e Durrësit, dëshmi të tjera që përforcojnë shqetësimet për gjendjen alarmante të këtij institucioni shëndetësor.
Një qytetare ka ndarë përvojën e saj të dhimbshme, duke treguar se vëllai i saj ka humbur jetën pikërisht në këtë spital. Ajo thekson se edhe pse mjekët janë përpjekur, kushtet kanë qenë “fatale”, ndërsa shërbimi i kujdesit, sipas saj, ka qenë i dështuar.
Sipas rrëfimit të saj, vëllai ka qëndruar tre javë në reanimacion, por gjatë kësaj kohe infermierët nuk kujdeseshin, përveç rasteve kur u jepej ryshfet. Ajo thekson se nuk kishte mundësi transferimi për shkak të rrezikut për jetën, ndërsa thekson se kurrë nuk do ta kishte lënë aty nëse situata do ta lejonte.
“Është e vërtetë, edhe vëllai im vdiq në spitalin e Durrësit. Mjekët janë të mirë, u mundonin shumë, por kushtet janë fatale dhe stafi i kujdesit është i dështuar. E kam pasur 3 javë në reanimacion dhe infermierët nuk kujdeseshin po nuk u mbushe xhepin gjithsecilit. Nuk kisha mundësi ta transferoja sepse rrezikohej jeta në lëvizje. Spitali i Durrësit është tmerr, duhet të dinë të gjithë në çfarë kushtesh janë të sëmurët", thotë qytetari për JOQ.
Dëshmia e kësaj qytetareje vjen si një tjetër tregues i problemeve të theksuara që po raportohen për Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndërprerjet e energjisë, mungesa e kushteve bazë dhe akuzat për mungesë kujdesi po kthehen në një shqetësim madhor për qytetarët.
Këto dëshmi ngrenë pyetjen thelbësore: Çfarë vlere ka betimi i Hipokratit kur në sallat e reanimacionit, ndërhyrja shëndetësore kushtëzohet nga shuma e ryshfetit? Përtej çdo hetimi ligjor, le të shërbejë kjo histori si një pasqyrë e patretur: ndërgjegjja e atyre që e shkelin humanizmin për para do të mbahet përgjegjëse, jo vetëm para ligjit, por para jetës së pafajshme që braktisën.
Lexo edhe
SOCIALE
Banorët e Qinamit në Kolonjë kundër parkut fotovoltaik: Do marrim armët kur të vijnë për të na marrë kullotat

Alarm ekonomik: Shqipëria drejt rënies së punësimit dhe pagave deri në 2030

AKU kthen mbrapsht në Serbi rreth 51 ton misër. Ja çfarë u konstatua

“Heshtje totale nga Ministria e Kulturës”, Tare: Ku përfunduan 6.2 milionë eurot e BE-së për Bylisin?

Rama ‘djeg’ fermerët me skemën e re të TVSH-së

Priten reshje dëbore, policia rrugore apel qytetarëve

Paqja fiskale, qeveria fsheh biznesmenët përfitues. Falen miliona euro

A lidhet vdekja e moshave të reja nga zemra me vaksinat Covid? Mjeku Prifti tregon studimet: Kjo është e vërteta!





