BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
Glidona Daci po raportonte drejtpërdrejt nga protestat kundër qeverisë në Shqipëri, kur policia e spërkati me gaz lotsjellës....
Glidona Daci po raportonte drejtpërdrejt nga protestat kundër qeverisë në Shqipëri, kur policia e spërkati me gaz lotsjellës....
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për çështjen e Vlora Hysenit. Ish-drejtoresha e Shërbimit In...
Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje votuesve që të mbështesin vazhdimin e politikave të tij, në një koh&e...
Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë tubimin e tyre. Situata në zon...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u shqyrtua projektligji “Për buxh...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Minuta e Par&e...
Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t&rsquo...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë dy automjete, nj&e...
Ka ndërruar jetë avokati Saimir Vishaj. Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmt...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo në kuadër të Euronews Enlargement Summit, foli për rrug&eum...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave me arsim universitar mbeten jashtë tregut edhe pse janë në kërkim të punës.
Të dhënat e publikuara në raportin “Tregu i Punës 2025” të INSTAT tregojnë se 17,800 persona me arsim të lartë rezultonin të papunë, ndërsa pesha më e madhe e tyre i përket grup-moshave të reja, duke treguar vështirësitë që hasin të diplomuarit në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve.
Sipas statistikave, nga 17,800 të papunët me arsim të lartë në kërkim të punës, 5,370 janë të moshës 15-24 vjeç, ndërsa 4,323 i përkasin grup-moshës 25-29 vjeç. Në total, 9.693 persona, ose rreth 55% e të gjithë të papunëve me diplomë universitare, janë nën moshën 30 vjeç. Kjo tregon se sfida më e madhe është hyrjen e të rinjve të diplomuar në tregun e punës.
Grupi më i madh pas të rinjve është ai i moshës 25-54 vjeç, me 11.284 persona, ndërsa numri i të papunëve me arsim universitar mbi 55 vjeç mbetet shumë më i ulët.
Në total, INSTAT vlerëson se gjatë vitit 2025 në Shqipëri kishte 107.548 persona të papunë, nga të cilët 45,764 kishin arsim të mesëm, 43,984 arsim 8/9-vjeçar dhe 17.800 arsim të lartë. Kjo do të thotë se personat me diplomë universitare përbëjnë rreth 16.5% të të gjithë të papunëve në vend që duan të punojnë por nuk gjejnë punë.
Fakti që mbi gjysma e tyre janë të rinj nën 30 vjeç tregon se kalimi nga arsimi i lartë drejt punësimit vazhdon të jetë një nga hallkat më problematike të tregut të punës në Shqipëri, pavarësisht përmirësimit të përgjithshëm të treguesve të punësimit.
Arsyet kryesore lidhen me mospërputhjen mes diplomave dhe kërkesës reale të tregut. Ekonomia shqiptare vijon të gjenerojë më shumë vende pune në sektorë si shërbimet, turizmi, ndërtimi dhe tregtia, ndërsa shumë të diplomuar dalin nga universitetet me profile që nuk përkojnë gjithmonë me nevojat e bizneseve.
Një tjetër faktor është mungesa e përvojës, pasi të rinjtë me arsim të lartë shpesh hyjnë në treg me diplomë, por pa aftësitë teknike, digjitale, gjuhësore apo profesionale që kërkohen nga punëdhënësit.
Po ashtu, një pjesë e të diplomuarve përballen me pritshmëri më të larta për pagën dhe pozicionin, duke mos pranuar punë që nuk lidhen me profesionin apo që ofrojnë paga të ulëta dhe kjo e zgjat periudhën e papunësisë pas diplomimit.
Kryesore mbetet mungesa e lidhjes se arsimit me nevojat e tregut. Praktikat profesionale, orientimi i karrierës dhe bashkëpunimi me kompanitë nuk janë ende të mjaftueshme për ta bërë kalimin nga shkolla në punë më të shpejtë./Monitor
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha europiane, ajo renditet ndë...
Shkalla e inaktivitetit, që mat përqindjen e popullsisë në moshë pune e cila nuk është as e punësuar dhe as nuk kë...
Bonusi i Bebes, një prej politikave kryesore të qeverisë për mbështetjen e familjeve të reja, nuk ka arritur të ndryshoj&eu...
Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026, renditet ndër vendet me treg...
Familja e Zemrie Dani, 74 vjeçe, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, pasi rezulton e humbur që prej pasdites së...
Temperaturat e larta po favorizojnë shpërthimin e virozave, tipike të stinës. Gastroenteritet, apo siç njihen ndryshe, diarre dhe ...
Fermerët në Bashkinë e Peqinit kanë investuar në rreth 700 hektarë të mbjellë me pjeshkë, por këtë vit p&...
Breshëri i fortë ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat e m...
Raporti bazohet në monitorimin e cilësisë së ajrit në nëntë stacione në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër,...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht l...