Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Shpopullimi prek edhe fshatin Piskovë në Përmet, banorët: Të rinjtë janë larguar në emigrim

P
Piranjat15 April 2026, 21:34 · 1 min lexim
Shpopullimi prek edhe fshatin Piskovë në Përmet, banorët:

Plaga e shpopullimit ka prekur edhe fshatin Piskovë në Përmet. Dikur me mbi 200 familje, sot në Piskovë kanë mbetur vetëm rreth 50. Në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit, pasi fëmijët janë larguar në emigrim. Ata shprehen se jetesa pa fëmijët dhe me pension të ulet, është shumë e vështirë.

Fshati Piskovë në Përmet dikur gumëzhinte nga jeta, me mbi 200 familje që jetonin e punonin aty, por sot kanë mbetur vetëm rreth 50 prej tyre. Shpopullimi ka lënë pas një komunitet të moshuarish që përpiqen të mbijetojnë me pensionet e vogla dhe ndihmën e fëmijëve që janë në emigracion.

Në shtëpitë e dikurshme plot zhurmë dhe jete, sot mbizotëron heshtja shprehen të moshuarit.

Përveç braktisjes, banorët e Piskovës përballen edhe me një problem të rëndë mjedisor. Gjate stinës së verës, era e djegies së mbeturinave në landfillin e krijuar pranë fshatit e bën ajrin të paqëndrueshëm, duke rrezikuar shëndetin e banorëve.

Ata kërkojnë prej kohësh që institucionet të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj situate.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.