Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë
SOCIALE

Shqipëria drejt pragut epidemik/ Mbi 11 mijë raste me infeksione respiratore në një javë

P
Piranjat15 December 2025, 16:19 · 2 min lexim
Shqipëria drejt pragut epidemik/ Mbi 11 mijë raste me infeksione

Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, duke u afruar me pragun epidemik të sezonit dimëror.


Mbi 11 mijë persona kanë marrë trajtim të specializuar shëndetësor vetëm gjatë javës së fundit, si në urgjencat spitalore ashtu edhe në qendrat shëndetësore në rang kombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), 8027 raste i përkasin infeksioneve respiratore të rrugëve të sipërme, ndërsa 3547 raste lidhen me infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Ekspertët e shëndetit publik bëjnë të ditur se deri më tani nuk është izoluar ende asnjë rast me grip sezonal, por simptomat që paraqesin pacientët janë të ngjashme me ato të gripit.

“Pacientët paraqiten me ethe, kollë, temperaturë të moderuar që mund të arrijë deri në 40, dhe në disa raste edhe me pneumoni. Megjithatë, në laboratorët e ISHP nuk është identifikuar asnjë rast i konfirmuar i gripit”, thonë ekspertë të shëndetit publik.

Sistemi i survejancës epidemiologjike ka evidentuar gjatë javës së parë të dhjetorit edhe një rritje të rasteve me diarre pa gjak, e cila lidhet me virozat sezonale që po qarkullojnë aktualisht në vend. Ndërkohë, edhe COVID-19 vijon të qarkullojë si virus stinor, duke kontribuar në fluksin e lartë të pacientëve. Vetëm këtë javë, ISHP ka raportuar 1582 raste të identifikuara në urgjencat spitalore.

Urgjencat, nën presion nga fluksi i pacientëve

Në urgjencat pediatrike dhe infektive të QSUT-së paraqiten çdo ditë mbi 240 pacientë, kryesisht fëmijë të moshave 0–7 vjeç, por edhe të rritur mbi 20 vjeç.

Mjekët infeksionistë theksojnë se qarkullimi i Sars-CoV-2 e vështirëson diferencimin mes virozave të zakonshme, gripit dhe COVID-it, pasi simptomat shpesh përplasen dhe krijojnë konfuzion diagnostik.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, sidomos në mëngjes dhe darkë kur temperaturat janë më të ulëta, duke ndikuar në rritjen e rasteve me viroza.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.