Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
SOCIALE

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon, Serbia e Vucicit më të ulët

P
Piranjat30 October 2025, 13:08 · 3 min lexim
Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë

Në raport me vendet e Europës, Shqipëria ende ka çmime të favorshme për energjinë elektrike ndaj konsumatorëve familjarë, por krahasuar me rajonin, ka çmimet më të larta pas Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të Eurostat, në gjysmën e parë të vitit aktual, çmimi mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në BE ishte 0.28 euro/kWh.

Shqipëria, me çmim prej 0.18 euro/kWh, renditet dukshëm më poshtë se mesatarja e BE-së, por siç tregon grafiku i mëposhtëm, vendi ka çmimin më të lartë në rajon pas Maqedonisë së Veriut me 0.22 euro/kWh.

Çmime më të ulëta se Shqipëria kanë Serbia (0.17 euro/kWh), Mali i Zi (0.17 euro/kWh), Bosnja (0.15 euro) dhe Turqia (0.14 euro).

Çmimet e energjisë në Shqipëri lidhen me strukturën e tregut vendas, ku pjesa më e madhe e saj prodhohet nga hidrocentralet publike.

Në BE, Çekia dhe Polonia kryesojnë për çmimet më të larta me 0.39 dhe 0.34 euro/kWh secila, të ndjekura nga Gjermania dhe Italia.

Në anën tjetër, ndër më të lirat janë Islanda me 0.12 euro/kWh, Malta me 0.13 euro dhe Turqia me 0.14 euro/kWh.

Vendet me ekonomi të zhvilluara kanë çmime më të larta për shkak të taksave të karbonit, kostove të rrjetit dhe investimeve në burime të rinovueshme.

Për shembull, Portugalia dhe Belgjika kanë çmime respektivisht 0.28 dhe 0.31 euro/kWh, ndërsa Franca qëndron më pranë mesatares me 0.24 euro/kWh.

Qeveria e Shqipërisë ka ndjekur një politikë që nuk rrit çmimet e energjisë për konsumatorët familjarë, ndërkohë që investime të mëdha po bëhen në energjinë e pastër.

Investimet në energjinë diellore dhe në HEC-et e vogla pritet të rrisin sigurinë energjetike të vendit dhe të mbajnë çmimin në nivele të kontrollueshme. Energjia e prodhuar nga uji ka taksa më të ulëta në tregjet e BE-së. Ndërsa energjia e prodhuar nga uji ka kosto më të ulëta mjedisore dhe është më e kërkuar në tregjet europiane.

Në prodhimin e energjisë së pastër, Shqipëria ka arritur konvergjencën me BE-në dhe është mbi mesataren e saj, për shkak se e gjithë energjia për konsum prodhohet nga dielli dhe uji./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.