SOCIALE

Shqipëria ndër vendet me ajrin më vdekjeprurës në Europë

Piranjat Përditësimi i fundit 28 July 2026, 17:26

Shqipëria ndër vendet me ajrin më vdekjeprurës në

Shqipëria është ndër vendet europiane me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se vendi regjistron 129 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, të lidhura me ekspozimin ndaj grimcave të imëta në ajër. 

Shqipëria ndër vendet me ajrin më vdekjeprurës në

Me këtë tregues, Shqipëria renditet e katërta në Europë, pas Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë. Niveli është më shumë se tri herë mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila në vitin 2023 ishte 41 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë.

Treguesi i Eurostat mat numrin e vdekjeve të parakohshme nga ekspozimi ndaj grimcave PM2.5, të cilat kanë diametër më të vogël se 2.5 mikrometra. Për shkak të përmasave shumë të vogla, këto grimca depërtojnë thellë në mushkëri dhe mund të kalojnë edhe në qarkullimin e gjakut. PM2.5 krijohen kryesisht nga djegia e lëndëve të ngurta për ngrohje, aktivitetet industriale, transporti rrugor dhe djegia e mbetjeve. Ekspozimi ndaj tyre nuk lidhet vetëm me praninë e industrisë së rëndë, por edhe me mënyrën e ngrohjes, cilësinë e karburanteve, moshën e automjeteve dhe kushtet urbane që favorizojnë grumbullimin e ndotësve.

Sipas specialistëve, grimcat PM2.5 janë ndër ndotësit më problematikë për shëndetin. Pneumologu Jul Bushati shpjegon për Faktoje se rreziku lidhet me aftësinë e këtyre grimcave për të depërtuar në pjesët më të thella të sistemit respirator.

“Grimcat PM2.5 janë aq të vogla sa kalojnë në alveolat pulmonare dhe mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut”, shprehet Bushati.

Shqipëria ndër vendet me ajrin më vdekjeprurës në

Sipas tij, ekspozimi ndaj niveleve të larta të PM2.5 rrit rrezikun për inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes, përkeqësim të astmës, sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK), si dhe lidhet me rrezik më të lartë për kancer të mushkërive dhe sëmundje kardiovaskulare.

“Ekspozimi i përditshëm ndaj ndotjes së ajrit është si një investim negativ në shëndet. Dëmtimi akumulohet ngadalë dhe mund të shfaqet pas viteve si astmë, bronkit kronik, SPOK apo sëmundje kardiovaskulare”, thotë ai.

Të dhënat ndërkombëtare përputhen edhe me raportimet e institucioneve shqiptare. Agjencia Kombëtare e Mjedisit evidenton Tiranën dhe Elbasanin si qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në vend. Sipas AKM-së, në këto dy qytete janë regjistruar tejkalime të normave për grimcat PM10, ndërsa Elbasani rezulton qyteti i vetëm ku është tejkaluar edhe norma për dioksidin e azotit (NO₂), një ndotës që lidhet kryesisht me gazrat e automjeteve dhe aktivitetin industrial.

Agjencia e Mjedisit pranon se burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Shqipëri janë trafiku rrugor, aktivitetet e ndërtimit dhe përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit. Një faktor i rëndësishëm në ndotjen urbane në Shqipëri është rritja e numrit të mjeteve në qarkullim. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri ishin të regjistruara mbi 1 milionë mjete rrugore. Vetëm në një vit, numri i mjeteve u rrit me 9,3%.

Dhe problemi nuk lidhet vetëm me numrin e automjeteve, por edhe me karakteristikat e flotës. Sipas INSTAT, 55,3% e mjeteve rrugore janë prodhuar gjatë periudhës 2000–2010, ndërsa autoveturat me moshë 11–20 vjet përbëjnë 45,7% të totalit. Nafta mbetet karburanti dominues. Vitin e shkuar, 72,1% e autoveturave funksiononin me naftë. Ndërkohë, numri i autoveturave elektrike është rritur me 91,2% krahasuar me vitin 2024, por mbetet ende një pjesë e vogël e flotës totale.

Një tjetër burim ndotjeje që është rritur ndjeshëm vitet e fundit është ndërtimi. Sipas të dhënave të INSTAT, të përllogaritura nga Faktoje, në pesë vitet e fundit janë dhënë rreth 7 mijë leje ndërtimi në të gjithë vendin.Problem në Shqipëri mbetet edhe mënyra se si bëhen matjet e cilësisë së ajrit. Një artikull i Faktoje i publikuar në maj të këtij viti zbuloi se vendi deklaron një rrjet kombëtar me 59 stacione monitorimi, por matjet reale kryhen vetëm në nëntë stacione në të gjithë vendin. Katër në Tiranë dhe nga një në Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Korçë.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, institucioni përgjegjës për monitorimin e ajrit, deklaroi se këto stacione matin ndotës si PM10, PM2.5, NO₂, SO₂, O₃ dhe CO. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit ka faktuar se institucionet nuk kanë garantuar të dhëna të mjaftueshme dhe të besueshme për të vlerësuar gjendjen reale të cilësisë së ajrit.

Në këtë boshllëk janë zhvilluar edhe matje alternative nga organizata Co-PLAN përmes projektit GreenAL. Të dhënat e këtij monitorimi kanë evidentuar tejkalime të normave në qytetet kryesore, duke treguar një panoramë më problematike sesa ajo që reflektohet vetëm nga matjet zyrtare. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e ka cilësuar cilësinë e ajrit si një nga kapitujt më sfidues në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.Në maj të këtij viti, gjatë prezantimit të Planit Kombëtar për Ndryshimet Klimatike 2026–2036, Jaupaj deklaroi se Ministria e Mjedisit ka nisur bashkëpunimin me Bankën Botërore për financimin e një projekti të plotë monitorimi të cilësisë së ajrit.

Projekti parashikon ngritjen e një qendre kombëtare monitorimi dhe vendosjen e stacioneve të reja sipas standardeve të Agjencisë Europiane të Mjedisit. Objektivi është që deri në vitin 2028 Shqipëria të ketë një sistem të plotë monitorimi të cilësisë së ajrit.

Ndërkohë, të dhënat e Eurostat tregojnë se pasojat shëndetësore të ndotjes janë tashmë të matshme. Shqipëria mbetet ndër vendet europiane ku ajri përbën një barrë të rëndë për shëndetin publik, ndërsa sfida nuk është vetëm ulja e ndotjes, por edhe krijimi i një sistemi të besueshëm që tregon çdo ditë se çfarë ajri po thithin qytetarët./Faktoje.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?