Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Shqipëria në fund të Europës për fuqinë blerëse, jetesa më e shtrenjtë se pagat

P
Piranjat23 January 2026, 10:45 · 4 min lexim
Shqipëria në fund të Europës për fuqinë

Ndërsa qeveria flet për “rritje ekonomike” dhe “mirëqenie”, Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet më të varfra të Europës për nga fuqia reale blerëse, sipas të dhënave të Indeksit të Numbeo-s për cilësinë e jetesës.

Tirana renditet në vendin e 156-të nga 213 qytete, me një fuqi blerëse lokale prej vetëm 45.6, një shifër alarmante që e vendos Shqipërinë jo vetëm pas vendeve të BE-së, por edhe pas shumicës së rajonit.

Në praktikë, kjo do të thotë një realitet i thjeshtë për qytetarët: paga që nuk mjaftojnë për muajin, çmime që rriten dhe qira që po bëhen të papërballueshme.

Shqipëria më keq se rajoni: Çmime europiane, paga ballkanike

Nëse krahasohet me Ballkanin, diferenca bëhet edhe më e thellë: Shkupi me fuqi blerëse 65.5, Beogradi 65.0, Sarajeva 66.4 dhe Podgorica 72.1.

Ndërsa Tirana mbetet në fund, duke treguar qartë se shqiptarët kanë më pak mundësi reale për të jetuar dinjitetshëm, edhe krahasuar me vendet që ndajnë të njëjtin nivel zhvillimi historik.

Megjithëse Indeksi i Kostos së Jetesës për Tiranën është 49.5, ekspertët theksojnë se problemi nuk janë vetëm çmimet absolute, por raporti mes çmimeve dhe pagave.

Në Shqipëri ushqimet bazë po shtrenjtohen, qiratë po rriten më shpejt se pagat dhe shërbimet po kthehen në luks.

Hendeku me Europën, gjithnjë e më i thellë

Në krye të listës qëndrojnë qytete si: Zyrihu (fuqi blerëse 164.4), Bazeli (183.7) dhe Frankfurti (156.6). Diferenca mes Shqipërisë dhe Europës Perëndimore nuk është thjesht statistikë, është hendek social, që përkthehet në emigrim masiv, rënie të lindshmërisë dhe varfëri të heshtur.

Propagandë kundër realitetit

Kryeministri Edi Rama e ka ndërtuar narrativën e tij ekonomike mbi rritjen e pagave, dkur deklaroi në mars të 2025-ës se “paga mesatare në sektorin publik ka shkuar në 1 000 euro” dhe se “paga minimale do të bëhet 500 euro”.

“Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro dhe sot në vitin 2024 e mbyllëm me 1 000 euro pagën mesatare. Po paga minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro dhe siç e kam thënë dhe më parë … do ta bëjmë 500 euro dhe do të hyjë në efekt në janar të 2026.”
Por pas kësaj propagande shifrash që duken mbresëlënëse, fshihet një realitet krejt tjetër për shumicën e shqiptarëve. Të dhënat për fuqinë blerëse tregojnë se këto rritje janë gëlltitur nga rritja e çmimeve, qirave dhe kostos së ushqimeve, duke e lënë Shqipërinë në fund të Europës për standard jetese.

Në praktikë, paga “e rritur” nuk përkthehet në jetë më të përballueshme, por në muaj gjithnjë e më të vështirë për qytetarët, çka e nxjerr zbuluar hendekun mes propagandës qeveritare dhe realitetit ekonomik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.