Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit
Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t&rsquo...
Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t&rsquo...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë dy automjete, nj&e...
Ka ndërruar jetë avokati Saimir Vishaj. Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmt...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo në kuadër të Euronews Enlargement Summit, foli për rrug&eum...
Kastriot Selita është parë në ambientet e gjykatës, ndërsa, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Vlora Hysen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndërmerr veprime ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nga frika se m...
Studentët nuk e kanë ndalur protestën e tyre në Tiranë. Të rinjtë kanë vijuar marshimin nëpër universitetet e...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Embro Sulejmanin, i akuzuar se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fun...
Grabitja e bankës së nivelit të dytë të hënën te Komuna e Parisit, ku u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetë...
Hong Kongu ka përjetuar tetorin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, në një kohë kur fenomeni klimatik &ld...

Bonusi i Bebes, një prej politikave kryesore të qeverisë për mbështetjen e familjeve të reja, nuk ka arritur të ndryshojë trendin në rënie të lindjeve në Shqipëri.
Ky është përfundimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në auditimin për politikat e qeverisë përballë plakjes së popullsisë, ku kërkohet edhe rishikimi i skemës së mbështetjes financiare për fëmijët.
Sipas raportit të KLSH-së, konsultuar nga skyweb.al, pavarësisht aplikimit të Bonusit të Bebes, treguesit demografikë kanë vijuar të përkeqësohen dhe masa “nuk ka pasur ndikim në ndryshimin e tendencave aktuale për sa i takon rritjes së numrit të lindjeve”.
Norma e lindshmërisë ra nga 1.71 fëmijë për grua në vitin 2012 në vetëm 1.21 në vitin 2023, ndërsa KLSH evidenton se numri i lindjeve është tkurrur me rreth 72% krahasuar me vitin 1990.
Auditimi sugjeron që qeveria të vlerësojë ndryshimin e skemës së mbështetjes dhe të shqyrtojë politika të tjera që lehtësojnë kostot e familjeve me fëmijë.
Një tjetër tregues që e bën situatën më shqetësuese lidhet me rrezikun e varfërisë.
Në vitin 2024, familjet me fëmijë në varësi kishin një rrezik varfërie prej 24.8%, ndërsa për familjet pa fëmijë në varësi ky tregues ishte vetëm 10.5%.
Në terma relativë, një familje me fëmijë rezulton kështu më shumë se dy herë më e ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë.
KLSH e lidh këtë panoramë me nevojën për politika më të forta dhe më të qëndrueshme për familjet, përtej një pagese të vetme pas lindjes së fëmijës.
Ndërkohë, rënia e lindjeve dhe emigracioni po përshpejtojnë një tjetër fenomen: plakjen e popullsisë.
Mosha mediane e shqiptarëve ishte rreth 32.6 vjeç në vitin 2011 dhe u rrit në 38.8 vjeç në vitin 2023.
Sipas të dhënave të përdorura në auditim, ajo arriti në 43.5 vjeç në 2024 dhe në 44.3 vjeç në 2025.
KLSH e cilëson plakjen e popullsisë si sfidën më serioze demografike me të cilën Shqipëria do të përballet gjatë dekadave të ardhshme.
Në këtë situatë, auditimi evidenton edhe një problem tjetër: Shqipëria nuk ka një dokument të vetëm strategjik që të trajtojë në mënyrë të integruar plakjen e popullsisë.
Çështje si lindshmëria, emigracioni, punësimi, mbrojtja sociale dhe kujdesi për të moshuarit trajtohen aktualisht në strategji të ndryshme sektoriale.
Sipas KLSH-së, kjo ka sjellë politika të fragmentuara, mungesë koordinimi dhe probleme në monitorimin e rezultateve.
Auditimi vëren gjithashtu se objektivat e vendosura në disa prej këtyre strategjive nuk kanë pasur nivel të lartë realizimi, ndërsa përkeqësimi i treguesve demografikë tregon se masat e deritanishme nuk kanë dhënë efektin e pritshëm.
Për këtë arsye, KLSH kërkon hartimin e një strategjie kombëtare të unifikuar, që të lidhë në një plan të vetëm politikat për lindshmërinë, migracionin, punësimin, mbrojtjen sociale dhe zhvillimin ekonomik.
Sipas auditimit, pa një qasje të tillë, plakja e shpejtë e popullsisë rrezikon të krijojë pasoja afatgjata jo vetëm sociale, por edhe për tregun e punës, financat publike dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit./skyweb.al
Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026, renditet ndër vendet me treg...
Familja e Zemrie Dani, 74 vjeçe, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, pasi rezulton e humbur që prej pasdites së...
Temperaturat e larta po favorizojnë shpërthimin e virozave, tipike të stinës. Gastroenteritet, apo siç njihen ndryshe, diarre dhe ...
Fermerët në Bashkinë e Peqinit kanë investuar në rreth 700 hektarë të mbjellë me pjeshkë, por këtë vit p&...
Breshëri i fortë ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat e m...
Raporti bazohet në monitorimin e cilësisë së ajrit në nëntë stacione në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër,...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht l...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...