Shqipëria thyen rekord, vendi i 5 në Europë për çmimin më të lartë të naftës

Shqipëria është vendi i parë në rajon, i pesti në Europë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës.
Në pikat e karburanteve një litër naftë kushton mesatarisht 170 lekë, me kursin aktual të këmbimit 2.09 dollarë.
Në Ballkanin Perëndimor, në vendin e dytë renditet Serbia me një litër naftë që shitet për rreth 1.92 dollarë në pikat e karburanteve. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, lënda djegëse në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.
“Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë”, janë shprehur disa drejtues automjetesh.
Në Evropë, çmim më të shtrenjtë të naftës e ka Zvicra, Lihtenshtejni, Danimarka dhe Islanda. Shqipëria, e renditur e pesta ndërkohë le pas shtete si Irlanda apo Monako e njerëzve më të pasur të botës. Në botë është Hong-Kongu shteti me çmimin më të lartë për një litër naftë, mbi 3.56 dollarë.
“Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po... Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim”, thanë disa drejtues automjetesh.
Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është e përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Në bursë, çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë në 689 dollarë për ton, nga 750 që ishte një muaj më parë. Po ashtu, dollari vijon të zhvlerësohet. Çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej të ishin më të lira.
“I bëjmë rritje kryeministrit të hapi rafineritë që të ulet çmimi. Janë çmimet më të larat në vitet e fundit”, u shprehën disa drejtues automjetesh.
Shqipëria importoi vitin e shkuar më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në harkun e muajve janar-nëntor u blenë nga jashtë mbi 671 mijë tonë karburant./ A2
Lexo edhe
SOCIALE
UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësuesit: Fëmijët po humbasin identitetin

“Hera e dytë që përmbytemi”, tregtarët e rrobave të përdorura në Durrës mes lotësh: Na u dëmtua malli, duam dëmshpërblim!

Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të fatit dy të moshuarit dhe djalin e sëmurë

Qeveria tallet me familjet e përmbytura, 5 mln euro dëmshpërblim për qindra milionë euro dëme

Rriten çmimet e cigareve





