Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Shqiptarët më të kequshqyerit e Evropës/ Konsumojnë më pak se fqinjët por vuajnë ndotjen më të madhe prej vjedhjes

P
Piranjat30 March 2026, 15:38 · 3 min lexim
Shqiptarët më të kequshqyerit e Evropës/ Konsumojnë

Në vitin 2024 Shqipëria gjeneroi mbetje urbane 322 kilogram për frymë shumë më poshtë se mesatarja e BE-së 517 kilogram. Mirëpo përgjatë dekadës së fundit mbetjet për frymë në vendin kanë pësuar rënie te ndjeshme referojnë të dhënat e Eurostat. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Evropian ka pësuar një rritje të lehtë ndërmjet 2024-2024 duke arritur në 513 kg për frymë në vitin 2024, Shqipëria ka pësuar rënie nga 425 kilogram për frymë në 2014 në 322 kg në 2024.

Pavarësisht se vendi ynë prodhon mbetje për frymë më pak se BE dhe Rajoni, vuan nga nivelet e larta të ndotjes dhe mangësi të grumbullimit dhe menaxhimit të mbetjeve. Të dhëna të brendshme tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e rënies lidhet me standardizimin e mbledhjes së të dhënave. Që nga viti 2020,  INSTAT ka kaluar në një sistem mbledhjeje elektronike të të dhënave nga bashkitë, duke u përpjekur të ndajë mbetjet urbane familjare nga ato industriale apo të ndërtimit. Kjo ka sjellë një pasqyrim më të saktë të asaj që konsiderohet, mbetje urbane për frymë, duke eliminuar shifrat e fryra që dikur mund të përfshinin mbetje të tjera jo-urbane.

Llogaritja e mbetjeve për banor varet drejtpërdrejt nga numri i popullsisë rezidente. Shqipëria ka pësuar një tkurrje të popullsisë, veçanërisht të moshave të reja që janë konsumatorët më aktivë. Në vitin 2014 statistikat zyrtare tregojnë se popullsia e vendit ishte mbi 2.8 milionë banorë ndërsa në vitin 2024 vetëm 2.4 milionë.

Por gjithashtu Shqipëria mbetet ndër vendet me konsumin individual për frymë më të ulët në Evropë rreth 41% e mesatares së BE-së. Ky nivel i ulët i mirëqenies ekonomike përkthehet natyrshëm në më pak mbetje të gjeneruara për frymë krahasuar me vende si Austria apo Danimarka.

Rënia relative pasqyron edhe vështirësitë e familjeve për të mbajtur nivele të larta konsumi përballë rritjes së çmimeve, duke prodhuar kështu më pak mbetje paketimi apo ushqimore.

Ky trend rënës e vendos vendin tonë në një pozitë ndryshe sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi apo Serbia, të cilat kanë shënuar rritje të sasisë së mbetjeve gjatë së njëjtës periudhë. Mali i Zi, për shembull, udhëheq rajonin me një sasi që i afrohet 600 kg për frymë, duke tejkaluar edhe shumë shtete anëtare të BE-së.

Në panoramën e përgjithshme evropiane, vihet re se vendet me ekonomi më të zhvilluara si Austria, Danimarka dhe Belgjika vijojnë të gjenerojnë sasitë më të larta të mbetjeve, shpesh duke kaluar pragun prej 700 kg për person. Megjithatë nivelet e ulëta në vendet në zhvillim mund të reflektojnë edhe sfidat në raportimin e plotë të të dhënave apo grumbullimin e mbetjeve në të gjithë territorin./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.