Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Shteti nuk është askund! Banorët e Spatharit vendosin vetë sinjalistika në rrugën alternative

P
Piranjat23 February 2026, 18:20 · 2 min lexim
Shteti nuk është askund! Banorët e Spatharit vendosin vetë

Në mungesë të ndërhyrjes institucionale dhe përballë një fluksi të pazakontë automjetesh, banorët e fshatit Spathar në Librazhd kanë vendosur vetë sinjalistikë orientuese dhe paralajmëruese në segmentin rural Spathar–Rruga Antike Egnatia–Dardhë–Hotolisht, i cili po përdoret si rrugë alternative pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas.

Ky segment, i projektuar për qarkullim lokal, është kthyer në arterien kryesore që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit, pasi rruga kombëtare mbetet e pakalueshme. Me qindra automjete në ditë po përshkojnë këtë rrugë rurale, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe parametrave të duhura të sigurisë.

Të shqetësuar për jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, vetë komuniteti ka ndërhyrë duke vendosur tabela paralajmëruese, shenja orientuese dhe sinjalizime të improvizuara në pikat më problematike të segmentit. Ky veprim shihet si një akt përgjegjësie qytetare, por njëkohësisht edhe si një kambanë alarmi për institucionet përgjegjëse.

Banorët theksojnë se rruga alternative nuk mund të përballojë për një kohë të gjatë këtë volum qarkullimi pa ndërhyrje emergjente për përforcim, zgjerim dhe standardizim. Sipas tyre, situata kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet rrugore, pasi ky aks është kthyer në një nyje jetike për lëvizjen, ekonominë dhe emergjencat shëndetësore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.