SOCIALE

Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit

Piranjat Përditësimi i fundit 16 September 2026, 07:11

Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po

Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për familjet që kanë zgjedhur arsimin privat.

Disa shkolla private, në nisje të fillimit të vitit të ri shkollor, shtrenjtuan tarifat e shkollimit nga 15 deri në 20%. Rritja e tarifës u aplikua për të treja ciklet e studimeve, të ulët, 9-vjeçar dhe të mesëm. Shkak i shtrenjtimit është njoftuar rritja e pagës së mësuesve dhe tarifës të transportit prej shtrenjtimit të naftës.

Por pasojat e shtrenjtimit nuk janë ndjerë vetëm për buxhetin e familjarëve. Në disa shkolla private, rritja e tarifave ka sjellë edhe largimin e një numri të konsiderueshëm nxënësish, drejt shkollave publike.

Mësuesit pohojnë se bazuar edhe në sondazhet e kryera me prindërit, arsyeja kryesore e largimeve është pikërisht rritja e kostos së shkollimit.

Në shkollat private totali i tarifës përbëhet nga 3 zëra, tarifa e studimit, ushqimit dhe transportit.

Për shembull në një nga shkollat private tarifa totale mujore që paguante një prind për një fëmijë të ciklit të ulët ishte 15 mijë lekë studimi, 5 mijë lekë transporti dhe 6 mijë lekë ushqimi. Në total 26 mijë lekë në muaj.

Pas rritjes tarifa mujore e studimit arriti  19 mijë lekë, transporti 6 mijë lekë dhe tarifa e ushqimit 7 mijë lekë. Në total tarifa arriti 31 mijë lekë në muaj.  Rritja është 5 mijë lekë apo 19 % në muaj.

Për një familje me 2 fëmijë, me rritjen e tarifave kostoja e shkollimit bëhet e papërballueshme.

Kjo ka sjellë që për disa shkolla private largimi i nxënësve të arrijë në numër nga 3 deri në 7 nxënës në klasë. Në shkollat private numri i nxënëseve varion nga 15 deri 20 nxënës për klasë.  Në një klasë me 20 nxënës 7 të larguar zënë gati 35% të larguarve.

Edhe në një shkollë private të ciklit të ulët prindërit pohojnë se rritja e tarifës vjetore 500 euro apo 15% më shtrenjtë ndikoi te vendimi për largimin e fëmijës në një shkollë publike.

Një tjetër element është zgjerimi i shërbimit “pas shkolle” në arsimin shtetëror, i cili u mundëson prindërve që fëmijët të qëndrojnë më gjatë në ambientet e shkollës, edhe pas përfundimit të orarit mësimor. Ky është ende një projekt pilot, që zbatohet në disa klasa.

Ky shërbim përfshin edhe kohën e studimit dhe është kthyer në një nga avantazhet që kanë pasur shkollat private, duke bërë që shumë prindër t’i zgjedhin ato për shkak të orareve më të gjata.

Megjithatë, programi publik ende nuk përfshin ofrimin e vaktit të drekës, një shërbim që do të kishte një kosto të konsiderueshme për buxhetin.

Nga Ministria e Arsimit llogarit se nëse programi do të zbatohej për të gjithë sistemin 9-vjeçar në vend (nga klasat e para deri në klasat e 9) kostoja vjetore arrin rreth 203 mln euro në vit. / Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?