Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në Shqipëri! Një litër shitet për 198 lekë

Që nga data 4 Mars nuk është ndalur rritja e çmimit të naftës në tregun vendas të shitjeve me pakicë. Këtë rritje e justifikojnë me ndryshimet e shpejta që po pëson çmimi në bursat e huaja.
Gjatë ditës së sotme çmimi i naftës ishte pothuajse i njëjtë në të gjithë pikat e shitjes me pakicë. Një litër naftë normale ishte 198 lekë. Një rritje prej 25 lekësh vetëm brenda 5 ditësh.
Kjo do të ndikojë në xhepat e shqiptarëve por sidomos në xhepat e atyre pak fermerëve që punojnë përditë në tokat e tyre me mjete të rënda.
Rritja e sotme e çmimeve në tregun e pakicës vjen menjëherë pas ndryshimeve që në mbrëmjen e djeshme pësoi çmimi i naftës në bursat e huaja u rrit.
Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta në bursë tregtohej me çmim 65 USD për fuçi.
Lexo edhe
SOCIALE
Banka Botërore: Punësimi në Shqipëri nuk bazohet në meritë! Talentet nuk shpërblehen në administratën publike

Saga e degradimit/ Pas rrugëve, rrezikojnë të shemben edhe urat!

Qytetari denoncoi shpërthimin e ujërave të zeza tek Piranjat/ Bashkia Tiranë ndërhyn menjëherë pas publikimit të lajmit

Qytetari denoncon: Në mes të trotuarit shpërthejnë ujërat e zeza në Tiranë

Shembjet e rrugëve, si u shkatërrua infrastruktura nga abuzimi dhe mungesa e kontrollit





