Bujqësia shqiptare po kalon një nga krizat më të thella të viteve të fundit, duke i çuar fermerët në prag të mbijetesës. Rritja drastike e çmimeve të inputeve, mungesa e mbështetjes nga shteti dhe konkurrenca e pandershme nga importet kanë krijuar një situatë alarmante, ku shumë fermerë po detyrohen të mbjellin pa plehëruar tokat, duke rrezikuar prodhimin e këtij viti.
I tillë është edhe fermeri Franc Kaloshi nga Divjaka, i cili në një intervistë për Syri Tv, shprehet se kjo situatë nuk është krijuar brenda ditës, por është ndërtuar gradualisht prej 3-4 vitesh. Sipas tij, çmimet e inputeve bujqësore kanë arritur nivele të papërballueshme.
“Çmimi i karburantit, që është lokomotiva e bujqësisë, është rritur në mënyrë drastike. Një ton pleh bazë ka shkuar 1 milion lekë të vjetra, nga 600 mijë lekë që ishte pak muaj më parë,” pohon ai.
Përballë këtyre kostove stratosferike, Kaloshi tregon se për herë të parë pas 20 vitesh, po detyrohet të mbjellë 25 hektarë misër pa përdorur pleh, një vendim i detyruar për të mos e lënë tokën djerrë, por që pritet të sjellë një prodhim të limituar.
Sipas tij, kjo situatë është pasojë e një politike të mirë-organizuar për të favorizuar importet në dëm të prodhimit vendas, duke hedhur akuza ndaj autoriteteve përgjegjëse, se tregu shqiptar po mbytet nga domatet greke dhe turke, patatet nga Libia apo mishi i importuar nga Spanja, ndërkohë që prodhimet cilësore vendase mbeten stok.
"Kjo situatë nuk është se ka ardhur sot ose nuk ka ardhur në një kohë të shkurtër. Kjo situatë është ndërtuar gradualisht. Këto problematika kanë të paktën rreth tre, katër vite që po hasen në mbarë Republikën e Shqipërisë. Situata është shumë e vështirë. Fermerët kanë dëshirë që të punojnë, kanë dëshirë që të investojnë dhe t'i kultivojnë tokat dhe të mbjellat e tyre. Mirëpo, duke qenë që çmimet e inputeve bujqësore, çmimet e lëndës së parë, të karburantit, që është, është lokomotiva e bujqësisë, sepse pa karburant mekanika bujqësore nuk mund të funksionojë, janë rritur në mënyrë drastike. Shumë toka mbeten djerr.
Unë aktualisht sot te ferma ime po mbjell 25 hektarë misër dhe pas 20 vitesh që unë kultivoj misër, sot për herë të parë unë po mbjell misër pa pleh bazë. Sepse, një ton pleh bazë ka shkuar 1 milionë lekë të vjetra. Nga 600.000 lekë të vjetra që kushtonte para dy-tre muajsh, sot ka shkuar 1 milionë lekë. Dhe unë për mos ta lënë tokën djerr, vendosa ta mbjell misrin pa pleh. Prodhim do ketë, do jetë i limituar.
Nuk është vetëm problemi se po mbjellim pa plehra. Ne dhe ato kultura që po i bëjmë me plehra, nuk po na shiten. Sivjet, të paktën 5-6 mijë hektarë lakra në, në Lushnjë ose në të gjithë qarkun e Fierit, janë bërë frezë. Asnjë ton lakër nuk është eksportuar. Po e njëjta gjë ndodhi dhe me shalqirin vitin e shkuar. Asnjë kilogram shalqi nuk u shit. Nuk e di pse po ndodh kjo gjë në Shqipëri, nuk e di kush mban përgjegjësi.
Unë kam 14 vjet që e dëgjoj këtë kasetë. Do marr 10.000 euro, do marr 10.000 euro. Kur do i marr unë ato 10.000 euro? Çfarë mund të bëjë me 10.000 euro një fermer i ri? Se e dëgjova një ish-ministër para dy-tre vitesh, se nuk po ja përmend emrin se nuk dua të flas me emra. Tha me 10.000 euro tha, mund të ndërtosh një fermë. Si unë ndërtoka një fermë njëri me 10.000 euro? Çfarë është kjo gjë? Pse gënjejnë ata? Pse nuk vijnë t'i masin sipërfaqet tamam? Asnjë, asnjë, asnjë përgjegjësi për përmbytjet. U përmbyt e gjithë Shqipëria, u përmbyt Lezha, u përmbyt Lushnja, u përmbyt Durrësi, u përmbyt Vlora, Fieri. Kush mban përgjegjësi për këta njerëz, për këto dëme, qindra miliarda dëme janë bërë.
Po është gjynah që të futet domatja nga greku dhe nga turku. Futet patatja nga Libia, të ngeli patatja e Shishtavecit edhe patatja e Korçës, e të ngeli patatja e Divjakës, është turp. Është turp mos shitet qengji dhe keci i Skraparit edhe i, i Gjirokastrës e i Tepelenës e i Dibrës. E të shitet keci i Spanjës. Vjen keci dhe qengji i therur nëpër kontejner. Kush e bën këtë? Këto dihen, janë emra aty, që e fusin mallin. Këta janë persona të caktuar që kanë lidhje të forta dhe importojnë produkte për të sulmuar prodhimin vendas. Japin 12.000 lekë për një krerë dele. Nuk është turp? Çfarë është kjo? Tallje. 300 dele, 3 milionë e 400.000 lekë të vjetra. 3 milionë e 400.000 lekë të vjetra kushton vetëm, vetëm, vetëm për t'i qeth delet. Merr 50.000 lekë, 60.000 lekë, 70.000 lekë në ditë, më vjen një punëtor pas darke, 100.000 lekë të vjetra në ditë. 2200 lekë një litër naftë", shprehet ai.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
8 Prill16:10
Krimet mjedisore në Shqipëri pa ndëshkim/ Raporti: Procedimet mbyllen pa ndjekje efektive
Një raport i Qendrës Burimore të Mjedisit (REC Albania), i publikuar në kuadër të projektit “Drejtësia Mjedisore në...
SOCIALE
7 Prill17:43
Domatja që po na kushton sa ‘floriri’
Shkodranët e njohin si “molla e artë”, por prej disa javësh e gjithë Shqipëria po e paguan domaten sikur të ishte flor...
SOCIALE
7 Prill17:36
Ankohen të huajt: Jo të gjithë ata që vijnë në Shqipëri gjejnë “tokën e premtuar”
Nga një vend që për dekada ka qenë burim emigracioni, sot Shqipëria po shndërrohet në “tokën e premtuar” p&e...
SOCIALE
7 Prill17:29
Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri
Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në garën rajonale për të tërhequr nomadë digjitalë, profesionist&e...
SOCIALE
6 Prill21:11
Kriza e strehimit në Shqipëri: Qiratë prekin majat historike
Të jetosh me qira në Shqipëri është shndërruar tashmë në një sfidë financiare të paprecedentë, ku ko...
SOCIALE
6 Prill17:29
“Perimet janë çmendur”, Braçe denoncon rritjen e çmimeve në Tiranë: Shkak importi
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale për rritjen e pazakontë të çmime...
SOCIALE
6 Prill15:27
Shpopullimi masiv në fshatrat e Papërit, Elbasan: Të rinjtë largohen, mbeten vetëm të moshuarit
Fshatrat e njesisë administrative Papër, të bashkisë Elbasan, vitet e vundit jane përfshirë nga shpopullimi masiv. Dikur kjo zon&e...
SOCIALE
5 Prill20:14
Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë/kg- Fermerët: Na vjen turp, por kostot janë rritur
Shqiptarët në këtë sezon po e konsumojnë shumë pak domaten, e kësaj here jo prej ngarkesës me pesticide apo prej cil&e...
SOCIALE
5 Prill19:38
Lumi Shkumbin “mbytet” nga ndotja dhe mbetjet
Lumi Shkumbin po përballet me një nivel shqetësues ndotjeje gjatë gjithë rrjedhës së tij, sidomos gjatë muajit Prill. Mb...
SOCIALE
5 Prill17:18
Mallakastër/ Fshati Selitë i lënë në harresë, mungon infrastruktura, uji dhe shëndetësia
Banorët e fshatit Selitë, njësia Fratar në Mallakastër, prej më shumë se 50 vitesh vuajnë mungesën e infrastruktur&...