Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

‘Si Kabul jemi bërë’/ Aulon Kalaja nxjerr VIDEO-n nga Grama, banorët shpërthejnë: Na e nxinë jetën

P
Piranjat15 February 2026, 18:33 · 4 min lexim
‘Si Kabul jemi bërë’/ Aulon Kalaja nxjerr VIDEO-n nga

Drejtuesi i Departamentit për Mbrotjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja ka publikuar gjendjen katastrofike në aksin kryesor rrugor në fshatin Gramës, pjesë e Bashkisë Krujë.

Nga video e postuar në Facebook-un e Kalasë, dallohet rruga e mbushur me gropa gjigante, duke u kthyer në një makth për mijëra banorë dhe drejtues mjetesh, duke bërë që një prej tyre ta krahasojë me pamjet e luftës: "Si Kabul jemi bërë".

Kalaja thekson se ky segment rrugor, që i përket njësisë administrative Fufan, nuk është një rrugë dytësore, por një aks kyç që lidh veriun e Shqipërisë me Fushë-Krujën dhe Tiranën. Për rreth 3000 banorë të fshatrave Gramës, Sukth-Vendas dhe Bregu i Lumit, kalimi në këtë rrugë është një domosdoshmëri e përditshme dhe një sfidë e vazhdueshme. Gropat e thella e bëjnë thuajse të pamundur qarkullimin normal, duke dëmtuar mjetet dhe duke rrezikuar sigurinë.

Banorët pretendojnë se e gjithë infrastruktura në Bashkinë e Krujës ndodhet "në këtë derexhe", duke lënë banorët me ndjesinë e braktisjes dhe duke ngritur pyetje mbi barazinë e trajtimit të qytetarëve në zona të ndryshme të vendit.

Thirrja e tyre është e qartë: "Na e nzinë jetën", një shprehje dëshpërimi për një problem që kërkon zgjidhje urgjente.

Kalaja: Kjo është situata. Ja, qytetari thotë, si Kabul jemi bërë, thotë qytetari. Ju përshëndes të gjithëve nga fshati Gramës, njësia administrative Fufan, Bashkia Krujë. Jemi në rrugë kryesore siç e shikoni. Është rruga që lidh veriun e Shqipërisë me Fushë-Krujën dhe me Tiranën. Kjo është pamja që vjen pas shpinës time. Ndërkohë po të kthehemi nga ana tjetër, shikojmë se në çfarë gjendje mbetet rruga, kujdes, jo vetëm e fshatit Gramës, por e një zone më të madhe. Janë tre fshatra që të paktën për çdo ditë, banorët e këtyre fshatrave kalojnë këtu dhe ju duhet të kalojnë pikërisht në këto gropa. Këtu jemi në fillim të rrugës, por në të gjithë gjatësinë e saj, rruga është e tillë.

Bëhet fjalë për fshatin Gramës, Sukth-Vendas dhe Bregu i Lumit. Jo vetëm kaq, janë të gjithë makinat që zgjedhin të devijojnë pikërisht rrugën, autostradën Thuman-Kashar, që dalin dhe nuk duan të shkojnë në drejtim të Rinasit apo Tiranës, apo duan të shmangin pagesën, dalin pikërisht në këtë lloj rruge. Shikojmë. Sipas informacioneve që unë kam marrë, nuk kaloheshe fare në këto gropa. Kanë hedhur çakull, çfarë ka ndodhur?

Çakulli i ka mbyllur fillimisht gropat, por mbrëmë kanë pasur rreshje të dendura shiu dhe ja ku është pamja. Dhe pyetja ime në këtë rast është, a janë të barabartë qytetarët e Gramzës me qytetarët e tjerë të Republikës së Shqipërisë? Ka rreth një vit që gjendja e rrugës është kështu. Çakulli është hedhur pikërisht një ditë para se ne të organizonim protestën. E gjithë infrastruktura në Bashkinë e Krujës është në këtë lloj derexheje. Pra shikojmë se, bëhet fjalë për 3000 banorë parimisht, por shiko sa është vargu i makinave këtu. Çdo ditë ë, çdo ditë në çdo orë. Pra, kjo është situata e rrugës në fshatin Gramës të Bashkisë Krujë.

Banori: Na nxin jetën. Kjo është tek fjalët. Na nzin jetën.

Kalaja: Kjo është situata. Ja, qytetari thotë, si Kabul jemi bërë thotë qytetari.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.