SOCIALE
“Si në vitin 1997”, Banorët në Babrru vendosin qese për të kaluar rrugën me baltë: Bashkia e Rakip Sulit i la në mes punimet

Reshjet intensive të ditëve të fundit vetëm sa kanë përkeqësuar situatën në rrugën “Konferenca e Mukjes” në Babrru.
Edhe pse autoritetet vendore kanë nisur rikonstruksionin e rrugës, e kanë lënë përgjysmë atë, duke bërë që balta të vështirësojë qarkullimin e banorëve.
Banorët thonë se rruga është e pa kalueshme dhe shumë prej tyre vendosin qese mbi këpucë për të shpëtuar nga balta.
“Na kanë lënë në mjerim si në vitin 1997. Hapen rrugën për ta bërë dhe e lanë përgjysmë. Nuk kemi nga të kalojmë”, thonë banorët. Ata i bëjnë apel bashkisë që të rinisë punimet në mënyrë që rruga të asfaltohet.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
SOCIALE
U trumbetua me të madhe nga qeveria, edhe pensionistët e huaj largohen nga Shqipëria

100 vjet larg Europës” – Shqipëria në pritje të pafundme për standardet e BE-së

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

Nisma e PS për barazinë gjinore, Pano nga protesta para Kuvendit: Po na shkatërrojnë familjet e fëmijët dhe degjenerojnë gruan

Paralajmërimi i BSH, e ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi!





