Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Situatë kritike! Shkumbini del nga shtrati, përmbyten dhjetëra banesa

P
Piranjat11 January 2026, 08:44 · 2 min lexim
Situatë kritike! Shkumbini del nga shtrati, përmbyten dhjetëra

Situatë kritike në disa zona të Lushnjes për shkak të prurjeve të lumenjve Shkumbin e Seman.

Në fshatin Thanasaj ujërat e Shkumbinit kanë përfshirë dhjetëra banesa e oborre. Deri në këto momente uji brenda argjinaturës nuk rrezikon dalje nga argjinatura.

Në lumin Seman, fshati Murriz- Kozare ndodhet nën pushtetin e ujërave të lumit Seman. Ngritja e nivelit të këtij lumi rrezikon shumë fshatra përgjatë argjinaturës.

Më e vështirë situata në Imshtë ku uji është pothuaj në nivel me argjinaturën. Deri për momentin nuk ka rrezik çarje të argjinaturës, por nëse prurjet vazhdojnë, ujërat mund të kalojnë argjinaturën.

Informacion i ores 08.00 date 11.01.2026 mbi situaten ne qarkun Fier.

Aktualisht në Qarkun Fier nuk ka reshje shiu.

Deri në këto momente situata paraqitet si më poshtë:

Nuk ka infrastrukturë kritike të dëmtuar.

Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.

Furnizimi me energji elektrike është në normalitet.

Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet.

Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë.

Prurjet në lumin Vjosë janë në kuota të larta, me një tendencë në ulje, referuar të dhënave nga ura e Memaliajt.

Vazhdon tërheqja e ujrave në drejtim të Hidrovorit të Darzezës nga tokat bujqësore të prekura nga përmbytja e lumit Vjosë.

Prurjet në lumenjtë Seman janë në kuota të larta.

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, Njësia Administrative Fiershegan, Bashkia Lushnje, dhe ka përmbytur oborre banesash.

Lumi Seman ka përmbytur rreth 100 ha tokë bujqësore brenda argjinaturave në zonën Roskovec–Patos dhe Fier.

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe në fshatin Thanasaj ka kaluar nivelin e argjinaturës, duke prekur rreth 20 banesa.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.